Beqaj premton përkrahje për projektet inovative të të rinjve, si promotorë të zhvillimit ekonomik

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 09:52 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në vazhdën e vizitave në kompani të ndryshme inovative, sot qëndroi në “Prishtina Hackerspace”.

Beqaj u nda i kënaqur me projektet të cilat iu prezantuan, raporton Ekonomia Online. I pari i Inovacionit në vend u shpreh se do të mbështesë “Prishtina Hackerspace” me qëllim që këta të rinj me kapacitete dhe angazhimin që bëjnë të jenë baza kryesore e përfaqësimit jashtë vendit.

“Besoj që ‘Prishtina Hackerspace’ është një hapësirë e mirë ku të rinjtë dhe të rejat mund të gjejnë vendin ku mund të shprehin atë shpirtin e tyre kreativ, shpirtin, shpirtin e tyre inovativ. Normalisht është një hapësirë e cila është bërë mbi bazën e vullnetit të mirë të anëtarëve të komunitetit, të cilët këta e kanë. Dhe ne si institucione do të jemi përkrahës, me qëllimin që rinia jonë me kapacitetin të cilin e ka dhe me angazhimin që po e bën të jetë baza kryesore e përfaqësimit jashtë vendit”, tha ai.

Ai ndërkaq u premtoi mbështetje në projektet e tyre, ngase sipas tij, ata janë promotorë të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Këta të rinj dhe të reja që i pashë këtu sot, që punojnë në kushte jo të mira, të cilat normalisht duhet të përmirësohen në të ardhmen dhe këtu do të bashkëpunojmë për të gjetur rrugën se çka mundemi të bëjmë për ta; këta munden me qenë e ardhmja ekonomike digjitale ajo çka ne si ministri po tentojmë për ta promovuar. Unë si ministër do t’i vizitojë të gjitha ato institucione të gjitha, ato nisma, të gjitha ato grupe të njerëzve që kanë filluar diçka me vullnetin e mirë e që kanë nevojë për përkrahje institucionale në të ardhmen”, tha Beqaj.

Ndërsa, Besfort Guri, bashkëthemelues i “Prishtina Hackerspace”, u shpreh i kënaqur me ndihmën që po u ofron kjo ministri, raporton EO.

“‘Prishtina Hackerspace’ ekziston si entitet për rreth tre vjet dhe është një hapësirë eksperimentale, e cila ndihmon të rinjtë në zhvillimin në aspektet teknologjike dhe inovative. Bashkë vizituam hapësirat e ‘Prishtina Hackerspace’ dhe morëm premtime që Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të na përkrahë financiarisht në aktivitetet tona, në veçanti në organizimin e konferencës ‘Freedom Software Kosova’”, tha Guri.

Sipas tij, “Prishtina Hackerspace” është një hapësirë bashkëpunimi e hapur për eksperimentet e krijuara ekskluzivisht për qëllime teknologjike, arsimore, kulturore dhe shkencore.

 

Të ngjashme