Beqaj: Qeveria ka ndarë mbi 9 milionë euro për përkrahjen e bizneseve private

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 12:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në një takim me biznese në Odën Ekonomike të Kosovës, ka promovuar fondin për përkrahjen e bizneseve.

Në këtë takim të udhëhequr nga kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, dhe ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, bizneset e interesuara patën mundësi të informohen më shumë për punën dhe veprimtarinë e kësaj ministrie.

Beqaj tha se 91% e buxhetit të ministrisë që ai drejton janë të planifikuara për përkrahjen e bizneseve të sektorit privat, raporton Ekonomia Online.

“Prej 10 milionë eurove për vitin 2018,  9.1 milionë  shkojnë për përkrahjeve të bizneseve të sektorit privat e tjera për shërbime administrative. Në bashkëpunimin e kemi me bizneset në mënyrë që të krijojmë kapacitete. Normalisht, përkrahim financiarisht edhe ndërmarrjet e reja edhe ndërmarrjet e vogla”, tha Beqaj.

Ai shtoi se synim i ministrisë është që të ndryshohet koncepti ekonomik në Kosovë.

“Synimi ynë dhe i ministrisë është që ta fillojnë me ndryshu konceptin ekonomik në vend dhe ky koncept është me shku drejt shërbimeve. Faktori jonë i ndërtimit të konkurrencës janë shërbimet që na duhet me i kriju dhe kjo nuk është e lehtë se zhvillimet janë shumë të shpejta” theksoi Beqaj.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha e shpreson që përmes promovimit të këtij fondi, në bashkëpunim me bizneset të rritet ndër vite.

“Jemi me promovu një fond… ideja është me një feedback dhe një partneritet me bizneset që të angazhohemi që vitin tjetër të dyfishohet”, deklaroi Rukiqi.

Një ndër pjesëmarrësit ishte edhe Gent Sejdiu nga Shoqata e Vlerësuesve të Kosovës.

Ai kërkoi nga ministri që të ketë koordinim edhe me institucionet e tjera.

“Sa do që kemi buxhet dhe nuk dinë njerëzit kah me u nis ju dihet me pas koordinime edhe me ministritë e tjera , të arsimit. Të orientojnë këta teoritë drejtë kësaj pjesë”, tha Sejdiu, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme