Beqaj viziton kompaninë SAP në New York

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në vazhdën e vizitave në kompani të ndryshme në SHBA, ka vizituar edhe kompaninë e mirënjohur SAP. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një satuti në Facebook.

“Vizitë në kompaninë e mirënjohur SAP, lider në botë për aplikacione softuerë. Pozicionimi në treg i SAP, numri i klientëve, të punësuarve dhe produkteve janë si rezultat i zhvillimit të qëndrueshëm, i bazuar në inovacion dhe avancime teknologjike. Së bashku me delegacionin nga Kosova, në kuadër të Smart Cities Neë York, pamë nga afër frymën inovative mbi të cilat zhvillohen produktet më të famshme të SAP, për klientët më prestigjioz. Diskutuam për trendët dhe potencialin që ka një ekonomi si e Kosovës, për të qenë partner me kompani si SAP. #sap #nextgeneration #innovation #lab #nyc #kosovo”, thotë ai.

Fotografia e Besim Beqaj
Fotografia e Besim Beqaj

Të ngjashme