Beqaj viziton Qendrën e Inovacionit në Shkup, bisedojnë për shkëmbimin e përvojave

Shkup | 14 Shk 2018 | 17:39 | Nga besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë vizitës së tij në Shkup, ka vizituar pilot-projektin e Bankës Botërore për Qendrën e Inovacionit në Shkup. Ai ka takuar drejtorin e kësaj qendre, Jovan Despotovski, dhe drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marko Mantovanelli, raporton Ekonomia Online.

Ministri kosovar, Beqaj, tha se ky takim është i rëndësishëm për të dyja palët. “Besoj që ishte një takim jashtëzakonisht i mirë. Maqedonia e ka fondin qe 5 vite dhe funksionon si fond i pavarur brenda qeverisë, por që e kanë avancuar”.

“Në këtë drejtim ne u pajtuam që të kemi një shkëmbim të përvojave, një bashkëpunim në drejtim të asaj që në të ardhmen ta kemi një qasje të përbashkët sa i përket ndërtimit të projekteve, të cilat do të mund të kishin kapacitet shumë më të fuqishëm”, u shpreh Beqaj.

“Me ne sot ishte edhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë përkrahë edhe fondin edhe ministrinë tonë. Në këtë drejtim bashkëpunimi ishte i një niveli të lartë dhe besoj qe nga ky takim do të kemi rezultate konkrete”, tha ai.

Jovan Despotovski, drejtor i Qendrës së Inovacionit në Republikën e Maqedonisë, tha se së bashku me ministrin kosovar, Beqaj, diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive.

“Fondi për qendrën tonë është rregulluar para 5 vitesh; gjithashtu kemi rregulluar edhe inovacionin, rregullat e inovacionit në Maqedoni. Kemi biseduar gjithashtu për ekonomitë e vendeve. Pothuajse kemi të njëjtën madhësi gjeografike, kemi ndarë eksperienca të cilat mund të jenë të rëndësishme edhe për Kosovën. Gjithashtu nga miqtë tanë kuptuam se si është e organizuar ministria në Kosovë, duke qenë se është ministri e re, dhe cilat janë planet e saj”.

“U pajtuam që të vazhdojmë bashkëpunimin, gjithashtu që të shkëmbejmë përvojat, në mënyrë që të mbështesim njëra-tjetrën në të ardhmen në ketë fushë”, tha ai

Ndërkaq, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marko Mantovanelli, tha se është i lumtur të marrë pjesë në dialogun e të dy shteteve

“E dimë sa e rëndësishme është agjenda e inovacionit në Ballkan dhe çfarë roli mund të ketë një shtet në zhvillimin e inovacionit. Ne jemi aktivë në të dy vendet, Maqedoni dhe Kosovë. Shpresoj që ky dialog do të sjellë të mira për të dyja vendet”, tha Mantovanelli ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme