Berat Rukiqi para kompanive japoneve po promovon Kosovën në Evropë

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi, po qëndron sot para kompanive më të rëndësishme japoneze prezente në Evropë, përkatësisht në Dusseldorf, qyteti me numrin më të madh të kompanive japoneze, jashtë Japonisë. Kompanitë japoneze prezente në Evropë, sidomos në Gjermani, Poloni dhe Çeki, janë në fazen e fundit të vendimit për tu zhvendosur në rajone tjera të Evropës, ku ka fuqi punëtore në numër dhe të aftësuar për të ruajtur aftësinë e tyre konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Prezantimi i Kryetarit Rukiqi ishte i fokusuar në përparësitë kryesore, në raport me vendet tjera të rajonit, përfshirë moshen e re të popullsisë dhe aftesinë e kësaj strukture të popullsisë për të mësuar shpejt dhe për tu përshtatur në çdo teknologji të re, reformat në mjedisin e të bërit biznes, infrastrukturën rrugore që na afton me tri portet kryesore të regjionit dhe me kryeqytetet kryesore të Evropes Juglindore, si dhe projektet kryesore, perfshirë investimet në energji, turizëm, sektorin e prodhimit dhe sektorin e shërbimeve.

Prezantimi është pjesë e një procesi që ka filluar vitin e kaluar me prezantime në Tokyo dhe që ka për qëllim inkurajimin e kompanive japoneze për investime në rajonin e Ballkanit Perendimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme