Berat Rukiqi zyrtarisht kryetar i OEK-ut, zotohet për rritje të punësimit dhe përkrahje të bizneseve

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 11:33 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është organizuar  ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) nga kryetari i deritanishëm, Safet Gërxhaliu, te kryetari i sapozgjedhur, Berat Rukiqi.

Kryetari i ri i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi tha se procesi zgjedhor në Oden Ekonomike është dhe duhet të jetë shembull i organizatave dhe institucioneve të tjera.

“Sot është një arsye e veçantë, më shumë ceremoniale se tematike. Sot kemi një proces që është model edhe për shumë organizata tjera. Pas një procesi shumë diplomatik dhe me një votim shumë transparent, ky proces është kurorëzuar me zgjedhjen e organeve të reja të Odës Ekonomike të Kosovës. Që kryetar në këtë rast jam unë. Është përmbyllur periudha 8-vjeçare shumë e suksesshme e kryetarit Safet Gërxhaliu. Kjo po tregon një element qenësor për të cilin kemi qenë të interesuar, është kontinuiteti”, tha Rukiqi.

Rukiqi më tej theksoi prioritetet në të cilat ai do të jetë i angazhuar në këtë mandat, raporton Ekonomia Online.

“Oda ekonomike ka traditë 55 vite dhe në vazhdimësi është ruajtur tradita dhe 8 vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta, kjo sepse shoqëria jonë ka filluar të operojë në bazë të interesave të ngushta. Prioritetet e mia janë rritja e punësimit përmes rritjes së eksportit, harmonizimi apo mbyllja e hendekut që ekziston mes tregut të punës dhe sistemit arsimor dhe digjitalizimi i përgjithshëm i ekonomisë”, tha ai.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se rrugëtimi në Odën Ekonomike ka qenë sfidues mirëpo me mund është arritur që sfidat të kthehen në rezultate, raporton EO.

“Sot u binda që ëndrrat bëhen realitet dhe nëse me kishin pyetur se çfarë fundi të detyrës do të kishe dashur, do të ishte ky me buzëqeshje me miq dhe rezultate. Në qoftë se dikush meriton falënderim, janë gazetarët që kanë qenë pjesë e të arriturave të Odës. Rrugëtimi në Odën Ekonomike ka qenë sfidues mirëpo me mbështetje kemi arritur që momentet e vështira t’i shnëdrrojmë në sukses. Nuk besoj që ka ministri në Kosovë me buxhet më të vogël se 30-40 mijë euro, ndërkaq Oda Ekonomike ka buxhet zero mirëpo që kemi pasur rezultate të vazhdueshme. Kosovës i duhet një Odë e fuqishme Ekonomike”, tha ai.

Kryetari i ri i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, i dorëzoi ish-kryetarit, Safet Gerxhaliu, mirënjohje për kontributin 8-vjeçar në Odën Ekonomike, ndërkaq ky i fundit i dorëzoi raportet e  punës 8-vjeçare të Odës Ekonomike dhe stilolapsin me vlerë.

Të ngjashme