BERZH dhe BE japin 6 milionë euro për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike në Prishtinë

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njofton se ka dhënë një kredi prej 5 milionë euro për të ndihmuar përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, fondet do të përdoren për të financuar masat e efikasitetit të energjisë në ndërtesat në pronësi komunale, duke përfshirë kopshtet e fëmijëve, shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor parësor.

Përveç kësaj, Bashkimi Evropian (BE) ka ofruar një grant investimi prej 1 milion euro nga Programi Rajonal i Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor.

BE-ja thotë se investimi është pjesë e angazhimit më të gjerë të Prishtinës në programin e BERZH për Qytetet e Gjelbërta, i cili mbështet qytetet për të investuar në infrastrukturën e gjelbër dhe të qëndrueshme dhe për të adresuar sfidat kryesore mjedisore.

Të ngjashme