BERZh-i këtë vit investon 100 milionë euro në Kosovë

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 10:28 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) kanë mbajtur ngjarjen e përbashkët “Arsyet për Faktoringun si mjet alternativ për financimin e NVM-ve në Kosovë”.

Neyl Taylor nga BERZh-i tha se këtë vit pritet të investohet në Kosovë rreth 100 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

“Presim këtë vit të investojmë rreth 100 milionë në Kosovë dhe ky do jetë rekord për bankën dhe shenjë e qartë që me gjitha ndryshimet që po ndodhin në Kosovë, që Kosova të jetë vend i mirë për biznes”, tha ai.

“Sektori bankar është rritur këto 3 vjetët e fundit dhe mund të konsiderohet sukses dhe është një mjedis i mirë për të ofruar mbështetje financiare, bizneset e vogla kanë telashe për të siguruar qasje në investime dhe ne punojmë për të siguruar financat dhe për të përmirësuar politikat dhe rregulloren për sektorin privat”, shtoi ai.

“Kemi përvoja me faturimin, aktivitet tona financiare dhe kohëve të fundit kemi bërë program zhvillimor për të arritur vetëdijesimin se çka është faturimi si shërbim ne sigurojmë asistencë teknike”.

Ai tha se rregullorja e faktoringut është projekt i mbështetur nga qeveria e Luksemburgut.

“Sot duam ta përmbyllim një projekt me financim nga Qeveria e Luksemburgut kemi nis para 2-3 vjet të udhëhequr nga BQK-ja një punëtori që është bërë me shoqatën bankare”, shtoi ai.

Sokol Havolli nga BQK-ja ka falënderuar BERZh-in dhe qeverinë e Luksemburgut që kanë mbështetur këtë rregullore.

“Falënderoj BERZh-in dhe qeverinë e Luksemburgut që kanë arritur të përfundojnë me kohë dhe në mënyrë profesionale kjo formë e financimit është shumë e mirë për operatorët e tregut dhe BQK-ja ka punuar për hartimin e rregullores që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar”.

“Ligji për Bankat rregullon se si duhet të jetë kjo në lidhje me kompetencat e BQK-së, kompletimi i rregullores ka qenë i nevojshëm për të rregulluar këtë aktivitet që korniza ligjore të jetë r përshtatshme për të zhvilluar më tej këtë instrument”.

Petrit Balija nga Shoqata e Bankave të Kosovës tha se me këtë rregullore sektori privat dhe ekonomia e Kosovës të zhvillohet tutje, raporton EO.

“Është punuar shumë në këtë çështje për këto 3 vite kjo rregullore mori një periudhë më të gjatë sepse ne jemi takuar në 2017 dhe kemi diskutuar se si mundemi me arrit deri tek kjo pikë ku jemi sot, përgatitje dhe aprovomi i rregullores për faktoringun në Kosovë paraqet një hap të rëndësishëm në Kosovë”.

“Kjo do të jetë mundësi me avantazhe të shumta për avancimin e bizneset, faktoringu paraqet në disa sektorë një mundësi të madhe për zhvillim, po përdoret fakturingu si shërbim por kërkohet mobilizim i madh i aktorëve që faktoringu të përdoret në masë të gjerë të produkteve dhe nga një numër më i madh i institucioneve në Kosovë”.

“Bizneset kanë mundësi me paguar menjëherë faturat dhe jo të presin në periudha të gjata është mundësi që të sigurojnë kapital të freskët, të paguajnë punëtorët dhe jo vetëm të mbijetojnë në një situatë ku kapitali mundet me iu munguar”.

BERZh ka filluar të investojë në Kosovë në vitin 1999. Deri më sot, në Kosovë Banka ka nënshkruar 65 projekte me vëllim neto të biznesit kumulativ prej 395 milionë eurosh.

Kosova u anëtarësua në BERZH dhe kthye në vend të operacioneve në dhjetor 2012.

Të ngjashme