BERZH konfirmon mbështetjen ndaj Gjilanit për impiantin dhe projektet tjera

Gjilan | 18 Dhj 2018 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka konfirmuar sot mbështetjen ndaj Komunës së Gjilanit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe për projetet tjera.

Konfirmimi ka ardhur në takimin e zhvilluar mes kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Neil Taylor, shef i zyrës së BERZH në Kosovë.

Në takim u tha se projektet për të cilat kërkohen mbështetje do të ndikojnë në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës publike, duke e bërë komunën një vend atraktiv për tërheqje të investitoreve vendorë dhe të huaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme