BERZH vazhdon përkrahjen e projekteve të ndryshme

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 14:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti, me të cilin ka biseduar për kontributin, marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve me theks të veçantë për implementimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen nga BERZH-i për financimin e projekteve kapitale të Qeverisë, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, ujitje dhe për zonat ekonomike si dhe mbështetja e skemës për garantimin e kredive.

Ministri Hoti duke i uruar mirëseardhje në Kosovë presidentit të BERZH-it Chakrabarti, falënderoi atë dhe institucionin të cilin ai drejton për gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën përmes investimeve në projekte të rëndësishme për vendin, si dhe shprehi nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.

Ai gjithashtu e njoftoi Chakrabarti për procesin buxhetor për të hyrat, politikat fiskale, bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme tatimore, për hapat që po merr Qeveria e Kosovë për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për masat të cilat janë marrë për të luftuar ekonominë joformale të cilat kanë ndikuar dukshëm edhe në rritjen e të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës.

“Ne jemi anëtarë i ri në BERZH dhe si i tillë deri më tani kemi marrë mbështetje kreditore në vlerë prej 204 milionë euro për projekte të ndryshme për përmirësimin transportit hekurudhorë, rrugorë dhe trafikun urban. Po ashtu, jemi duke identifikuar edhe fusha të tjera të cilat përmes projekteve do t’i implementojmë në bashkëpunim me BERZH-in”, tha Hoti.

Ai gjithashtu shprehi bindjen se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it do të vazhdojë sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit në BE.

Ndërsa presidenti e BERZH-it Suma Chakrabarti, shprehi gatishmërinë e institucionit të cilin ai drejton për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin në fushat të cilat krijojnë një perspektivë integruese të Kosovës në BE si dhe në fushat të cilat ndikojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë.

Ai gjithashtu shtoi se dëshira ime është që në Kosovë të shohë biznese private të zhvilluara, sepse zhvillimi i këtij sektori është e vetmja rrugë zhvillimore e një vendi.

Të ngjashme