Bie aktiviteti i bizneseve në Eurozonë

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 08:48 | Nga

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë është ngadalësuar përsëri në muajin maj dhe treguesit mbi të ardhmen parashikojnë një humbje të mëtejshme të vrullit në muajt e ardhshëm. Fuqizimi i ekonomisë europiane është ngadalësuar nga fundi i vitit të kaluar, duke shtuar shqetësimet te politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane.

Megjithatë, inflacioni arriti në 1.9% në muajin Maj, duke prekur objektivin e bankës dhe duke i ofruar hapësirë për të hequr stimujt monetarë. BQE pritet të përfundojë programin e stimujve në fund të këtij viti, sipas pritshmërive të investitorëve. Indeksi PMI, që shihet si një tregues i saktë mbi rritjen ekonomike, ra në nivelin më të ulët në 18 muaj gjatë majit për Eurozonën.

Sipas analistëve, ndërkohë që treguesit ekonomik janë përkeqësuar në të njëjtën kohë me rritjen e tensioneve politike, perspektiva për ekonominë e Eurozonës është zbehur. Rritja e porosive është ngadalësuar, duke bërë që firmat të jenë më pak optimiste. Sipas treguesve, norma e rritjes ekonomike në Eurozonë pritet në 0.4-0.5%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme