Bie numri i kartëmonedhave false në qarkullim

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore Evropiane njoftoi se numri i kartëmonedhave të falsifikuara që janë në qarkullim ka rënë në gjysmën e parë të vitit 2019.

Rreth 251 000 kartëmonedha të falsifikuara janë kapur nga policia, dyqanet dhe bankat, në rënie me 16,6% krahasuar me vitin e kaluar.

Edhe dëmi i shkaktuar nga monedhat e falsifikuara ka rënë në 13,5 milionë euro, transmeton KP.

Një vit më parë dëmi arrinte në 17,4 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme