Bien çmimet e prodhimit në Kosovë, rënie të madhe pëson nxjerrja e xehes së metalit

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2020.

Sipas një komunikate për medie, ASK bën të ditur se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoj rënie për -1.2% ndërmjet Tre Mujorit të parë të 2020 dhe Tre Mujorit të Dytë të këtij viti.

Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-28.5%); prodhimi i metaleve (-2.6%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.8%); prodhimi i pijeve.

Komunikata e plotë:

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoj rënie për (-1.2%) ndërmjetTM1 2020 dhe TM2 2020. Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-28.5%); prodhimi i metaleve (-2.6%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.8%); prodhimi i pijeve (-1.3%); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.8%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.7%); dhe prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.2%). (-1.3%); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.8%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.7%); dhe prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.2%).

Rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (6.0%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (3.3%); prodhimi produkteve kimike (1.1%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (0.7%); xeheroret dhe guroret e tjera (0.5%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0.2%); dhe prodhimi i mobiljeve (0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2020 me TM2 2019, çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-1.5%). Rënie më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-39.1%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-6.0%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (-4.8%); prodhimi i metaleve (-4.7%); prodhimi i pijeve (-3.3%); prodhimi i mobiljeve (-1.4%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.1%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.0%); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.8%); dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-0.2%).

Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (7.7%); mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjymërimorkiove (7.5%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (4.4%); prodhimi i produkteve kimike (3.7%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.8%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.0%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.9%).

Të ngjashme