Bill Gates dhe Richard Branson po investojnë miliona dollarë për idenë e krijimit të mishit në laborator

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Memphis Meats është kompania që krijon mish në kushte laboratorike duke përdorur qelizat e kafshëve, por njerëzit vazhdojnë të mbesin skeptikë dhe se prodhimet nuk gjenden ende në raftet e dyqaneve.

Kompania ka marr një financim prej 161 milionë dollarësh nga SoftBank Group, Norwest, Temasek, Bill Gates dhe Richard Branson, madje edhe kompanitë e tjera të mishit Tyson dhe Cargill, përcjell Telegrafi.

Me këtë investim, Memphis Meats me bazë në Berkeley po planifikon të hapë një fabrikë ku mund të fillojë prodhimin e prototipave për të shfaqur produktet e saj për klientët e interesuar. Duhen rreth 18 muaj deri në dy vjet që fabrika të ngrihet dhe të funksionojë. Kur produktet përfundimisht të hidhen në treg, ato pretendohet të jenë të përballueshme për konsumatorët.

Por teorikisht, mishi i krijuar në kushte laboratorike duhet t’i ofrohet një grupi tek të interesuar zakonisht në alternativa mishi me bazë bimore, ose që nuk e konsumojnë fare atë për shkak se nuk duan të vrasin kafshë.

Deri tani, kompania ka qenë në gjendje të prodhojë mish viçi, rose dhe mish pule. Por teknologjia që ai përdor mund të zbatohet edhe për llojet e tjera të mishit, si ushqimet e detit, apo edhe për të krijuar varietete shumë specifike, si viçi i ushqyer me bar, etj. Megjithatë ndryshe nga proteina me bazë bimore, e cila është gjerësisht e disponueshme, si produkt final mishi i krijuar laboratorikisht është akoma mister për shumicën e konsumatorëve, që ende nuk e kanë përqafuar plotësisht.

Pavarësish kësaj investitorët largpamës dhe me vizion e shohin kompaninë dhe mënyrën se si ajo ka vendosur të vijë në treg, si zgjidhjen e duhur për të ardhmen. Ata mendojnë se me popullsinë globale në rritje enorme dhe kërkesat për ushqim gjithashtu në rritje, sigurisht që do të jetë e pamundur që e gjitha të përballohet nga mishi natyral. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme