Bislimi ironizon me aplikimet për Pakon Emergjente, Kosova shënon numrin më të ulët të papunëve që nga viti 1999

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka ironizuar me aplikimet për masën 3, 8 dhe 14 të Pakos Emergjente të Qeverisë. Ai thotë se numri i punëtorëve që janë regjistuar gjatë këtij muaji është më i larti që nga paslufta, dhe se niveli i papunësisë ka rënë në shifra rekorde gjatë pandemisë.

‘’Deri më tani në aplikimet e tyre për masën 3, 8 dhe 14 të pakos emergjente të Qeverisë së Republikë së Kosovës, ndërmarrjet e vendit kanë regjistruar gjithsej 9.946 punëtorë të rinjë, ndërsa kanë lajmëruar se kanë larguar nga puna 1268 punëmarrës. Sipas statistikave zyrtare në fund të vitit që lamë pas, 130.289 individë kanë qenë të regjistruar sit ë papunë, dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qene 25.9%.’’, ka thënë Bislimi.

‘’Ndryshimi mes të regjistruarve të rinjë dhe atyre që kanë humbur vendin e punës bënë që numri i të papunëve brenda vetëm një muaji të ulet për 6.6% që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit. Kjo, nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare (ende e nënvlerësuar) do të binte në nivelin e 24.1%’’

Ai thotë se këso niveli i të punësuarve nuk është parë në Kosovë që nga viti 1999.

‘’Që nga viti 1999, shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët se 24.5%.’’, përfundon ai.

Të nderuar qytetarëDeri më tani në aplikimet e tyre për masën 3, 8 dhe 14 të pakos emergjente të Qeverisë së Republikë…

Gepostet von Besnik Bislimi am Dienstag, 5. Mai 2020

Të ngjashme