Bislimi me vendim të ri, mundëson shtyrjen e deklarimeve për të gjitha bizneset

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka marrë vendim që t’iu mundëson bizneseve t’i shtyjnë deklarimet e tyre nga data 30 prill e deri më 15 maj.

“Me qëllim të zgjatjes së afatit që lidhet me dhënien e mundësisë për tatimpaguesit të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste, ministri Bislimi ka marr vendim për shtyrje të afatit të deklarimeve nga 30 Prill në 15 Maj të tatimeve, si në pikën 2 të këtij vendimi. Gjithashtu, afati i pagesës për tatimet sipas pikës 1 të këtij vendimi mbetet data 30 qershor. Kjo mundësi shtesë e pagesës me këste ipet për bizneset, për arsye të pandemisë në rast se dëshmojnë vështirësi financiare për shkak të kësaj pandemie”, ka shkruar Bislimi.

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐁𝐢𝐬𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐚𝐭𝐚 𝟑𝟎 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥…

Gepostet von Ministria e Financave dhe Transfereve / Republika e Kosovës am Donnerstag, 30. April 2020

Të ngjashme