Bislimi: OEK ka bërë sondazhe të falsifikuara, punoi kundër interesave të biznesit

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Besnik Bislimi, ish-ministër i Financave, në emisionin Desku në KTV ka thënë se Oda Ekonomik e Kosovës ka punuar kundër interesave të bisnesit, derisa ka akuzuar madje edhe për sondazhe të falsifikuara për të treguar numrin e punëtorëve që janë larguar nga puna.

I pyetur rreth akuzave ndaj Vetëvendosjes për protestën e mbajtur në shesh, ai ka thënë se nuk ka ende asnjë deputetë e aktivistë të prekur me koronavirus.

“Numrat kanë filluar të përkeqësohen në dy javët e fundit, ne kemi mbajtur protestën më 12 qershor. Është qesharake vet ideja me e plasuar këtë. Instrumenti kryesor i përhapjes së virusit është qëndrimi në ambiente të mbyllura në një masë të madhe. Nëse i pyesni qytetarët e Prishtinës do u thonë se një pjesë e madhe e lokaleve të natës kanë qenë të hapura dhe kanë qenë deri në 500 veta. Aty është burimi kryesor i përhapjes së virusit”, shprehet Bislimi. “Kjo edhe është arsyeja se pse Qeveria ka vendosur t’i mbyllë lokalet pas orës 21:00, është vetëdijësuar që na ka rrejtë tërë kohën se është Vetëvendosja”.

Sipas tij ky numër i madh i të prekurve me COVID-19 është edhe për shkak të mosbesimit të qytetarëve ndaj kësaj qeverie.

“Asnjë masë s’mundet me pas efekt përderisa qytetarët nuk sillen të disiplinuar, ata do të sillen të tillë për aq kohë sa i besojnë Qeverisë dhe masave të saj. Një prej indikatorëve kryesorë është besimi i konsumatorit. Derisa ata ndihem mirë ekonomia do të ecën mirë”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë sondazhe të falsifikuara.

“Përfaqësuesit e biznesit thoshin jo ne po shkojmë në bankrot. Faktikisht edhe bënin sondazhe të falsifikuara ku thoshin kaq punëtorë janë larguar nga puna. Punonin kundër interesave të biznesit. Oda Ekonomike e Kosovës u ka thënë bizneseve, kemi informata nga brenda, duhet të dalim sa më ashpër kundër kësaj Qeverie se Hashim Thaçi na ka premtuar 300 milionë euro sapo ta rrëzojmë këtë Qeveri. Është paradoksale që përfaqësuesit e bizneseve punojnë kundër interesave të bizneseve të cilët është dashur me i përfaqësuar”, ka thënë Bislimi. “Bizneset që janë anëtarë të odave e kanë vërejtur se interesat e tyre nuk janë duke u përfaqësuar. Edhe bizneset që janë më të suksesshme kanë thënë se nuk janë në asnjërën prej odave”.

Të ngjashme