Bislimi: Qeveria dështoi ta menaxhojë pandeminë, Pakoja Emergjente u stopua nga mosdija

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 12:31 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se pandemia nuk po menaxhohet si duhet nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, ku sipas tij kemi shtim të rasteve me vdekjeve.

Përmes një konference për medie, Bislimi ka thënë se një pjesë e politikës nuk ka pasur përpjekje për ta mbajtur situatën nën kontroll, raporton Ekonomia Online.

“Sot më 7 korrik mund të themi lirisht se përballja me pandeminë COVID-19 na ka dal nga kontrolli, e që mund të themi se për një pjesë të politikës as që ka pas përpjekje për ta mbajtur nën kontroll. Dështimi në përballje me pandeminë pastaj do të shumëfishohej me dëme ekonomike që më pastaj do të na shoqërohej jo vetëm në muajt në vijim por edhe më gjatë”.

“Qeveria Kurti në pjesën më të madhe sa ishte në qeveri u desh të kaloj me masa për ta ruajtur si popullatën po ashtu edhe ekonominë si pasojë e pandemisë. Falë mbështetjes së pashoq të gjithë qytetarëve, numri i të vdekurve dhe të infektuarve mbeti minimal, pandemia u fut nën kontroll dhe u bë lehtësimi i masave kufizuese. Ekonomia u mbështet me mjete buxhetore, në ndërkohë të hyrat buxhetore u ndikuan më pak sesa ishte pritur”, tha ai.

Ish-ministri i Financave në Qeverinë Kurti, kritika pati edhe në lidhje me pagesat e Pakos Emergjente, të cilat sipas tij u stopuan në mungesë dije dhe vullneti.

Në të njëjtën kohë, Bislmi thotë se mbulimi i shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër nuk u përmbush dhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare nuk po mund të kalojnë në Kuvend, raporton EO.

“Që nga marrja e detyrës së qeverisë, pandemia filloi të rritej dhe dëmet ekonomike po shtoheshin. Pagesat e Pakos Emergjente Fiskale u stopuan në mungesë dije dhe vullneti, ardhja e diasporës u vështirësua dukshëm deri në pamundësim të plotë”.

“Në të njëjtën kohë, mbulimi i shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër nuk u përmbush dhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare nuk po mund të kalojnë në Kuvend. Madje në ditët më të zeza kur u shënuan tetë viktima, e tëra që dëgjuam nga kryeministri ‘kukull’ ishte që gjendja ishte nën kontroll dhe se ishte në pritje të takimit me Vuçiqin”, u shpreh ai.

Të ngjashme