Bitcoin tejkalon 10 000 dollarët për herë të parë që prej shtatorit

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Bitcoin u rrit këtë fundjavë mbi pragun simbolik prej 10 000 dollarësh, për herë të parë që prej shtatorit.

“Kriptomonedha e njohur arriti kulmin me 10 194,88 dollarë për një bitcoin”, sipas shifrave të llogaritura nga ofruesi i të dhënave financiare “Bloomberg”, një nivel që prej katër muajsh e gjysmë.

“Monedha virtuale u ul menjëherë pas përfitimeve të marra”, theksoi Marcus Swanepoel, drejtues i Luno, një platformë për këmbimin e kriptomonedhës.

Ajo u vlerësua rreth 9 830 dollarë sot deri në orën 11:10 GMT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme