Bitcoin vlen mbi 10 000 dollarë për herë të parë në 12 muajt e fundit

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Kriptovaluta e popullarizuar Bitcoin e ka përjetuar një ngritje të re, ndërsa paraja digjitale e ka kaluar vlerën prej 10.000 dollarësh (për një kohë të shkurtër edhe 11.000 dollarë) pas një periudhe të gjatë kohore. Vlera aktuale e coinit është rreth 10.600 dollarë. Kjo është hera e parë në më shumë se 12 muaj që Bitcoini ka vlerë mbi 10.000 dollarë prejse çmimi i valutës kishte rënë ndjeshëm në fillim të vitit 2018.

Është interesante se të gjithë entuziastët e Bitcoinit prisnin që çmimi i tij të kërcente përsëri pas vitit 2017, kur kjo kriptovalutë e kishte vlerën më të lartë (afër 20.000 dollarë). Gjatë vitit të kaluar, Bitcoini disa herë vlente më pak se 4.000 dollarë. Aktualisht nuk mund të jepen parashikime të sakta se çfarë rezultati do të ketë Bitcoini në periudhën e ardhshme, shkruan KOHA Ditore.

Individët, si CEO i Twitterit Jack Dorsey, besojnë se Bitcoini deri në vitin 2022 do të mundë ta arrijë vlerën rreth 250.000 dollarë dhe si duket rritja e re e vlerës është një tregues i shkëlqyeshëm që kriptovaluta po ecën në drejtim të mire.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme