Bitmain humb 146 mijë dollarë pasi gërmoi paligjshëm në Bitcoin

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Miniera e gërmimit të kriptovalutave Antpool në pronësi të Bitmain ka humbur të paktën 146 mijë dollarë shpërblim në vlerë të Bitcoinit, i cili duhet të kishte marrë për përpunimin e një Blockchaini.

Siç raporton BitMEX Research, përcjell Telegrafi, rrjeti i Bitcoin refuzoi një bllok të gërmuar, ku anuloi 12.5 Bitcoina me vlerë 146 mijë dollarë shpërblim.

Bitcoin shpërblen me gërmuesit e kriptovalutës për shtimin me sukses të blloqeve të reja në Blockchainin e tij. Kur rrjeti Bitcoin pranon blloqet, gërmuesit grumbullojnë transaksionin Coinbase.

BitMEX thotë se rrjeti Bitcoin refuzoi shpërblimin për bllokun e Antpool për shkak të një gabimi me transaksionin Coinbase. Në fillim u dyshua se tek shpërblimi ishin shtuar edhe tarifat e transaksioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme