100 kompani nga Kosova e Shqipëria “bashkohen” në Prizren

Prizren | 10 Shk 2017 | 11:43 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shqipëria dhe Kosova bashkohen vetëm nëpërmjet heqjes së kufirit ekonomik. Andaj të dy Qeveritë duhet të jenë më fanatike që të mbrojnë sipërmarrësit dhe produktet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kështu u tha në Forumin Ekonomik Kosovë-Shqipëri, i cili po mbahet në Prizren të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë forum po diskutohet edhe për problemet me të cilat ballafaqohen bizneset e dy vendeve, si dhe mundësinë e bashkëpunimit.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë tha se ky aktivitet ka një rëndësi për të ofruar një të ardhme për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.

“Sot është një aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe kjo vuloset nga prezenca e madhe këtu. Sot jemi këtu për të ofruar një të ardhme tjetër dhe lëvizje tjetër për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve dhe këtë nuk do ta bëjmë me fjalë dhe deklarata të nacionalizmit, por me veprime”, tha Jaka.

“Ne mblidhemi shpesh dhe diskutojmë për problemet dhe hallet që kemi, por qeveritë tona duhet të na krijojnë mekanizmin se si të suportohen produktet tona. Do të bëja një thirrje qeverive se nuk mjafton vetëm mbështetja, heqja e burokracive, por që tani duhet të mendojmë për një strategji afatgjate, në mënyrë që qeveritë tona të krenohen me sipërmarrësit tanë”, tha ai.

Gërxhaliu: Produktet kosovare-shqiptare po atakohen me konkurrencë agresive

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se pjesëmarrja e të gjithë aktorëve në këtë takim dëshmon për forcimin e urave të bashkëpunimit në mes dy shteteve dhe të një populli të ndarë.

“E veçanta e krejt kësaj në këtë takim është se kemi një preminencë të aktoreve që janë të rëndësishëm për ekonominë e dy shteteve. Hapja e perspektive për bashkëpunim dhe avancim është hapja e rrugës për të hequr sfidat që kanë dy shtetet. Jemi të atakuar nga një konkurrencë agresive, i njollosin produktet e Kosovës dhe të Shqipërisë për të bllokuar bashkëpunimin ekonomik”, tha Gërxhaliu.

Hoti: Po punojmë për unifikim të plotë ekonomik ndërshqiptar

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, theksoi se dëgjoi me kujdes të dy fjalimet e kryetarëve të odave dhe e ka të qartë mesazhin që po japin përfaqësuesit e komunitetit të biznesit.

“Unë kam gjetur një gjuhë shumë të mirë me homologët e mi në Shqipëri dhe shumë prej çështjeve janë zgjidhur dhe brenda dy ose tri viteve ne mund të flasim për unifikim të ekonomive tona. Për aq sa kam njohuri për bizneset ka shumë fusha ku janë komplementare. Jam maksimalisht nacionalist në promovimin ekonomik”, tha Hoti.

“Jemi duke shikuar në çfarë mase marrëveshja e CEFTA-së është duke i mbrojtur bizneset, sepse shumë vende fqinje nuk po i respektojnë të drejtat që dalim nga kjo marrëveshje. Kemi bërë progres relativisht të mirë te njohja e certifikatave të ndryshme me Shqipërinë, ku janë mbi 20 që janë pranuar në mënyrë reciproke”, theksoi Hoti.

“Dy ekonomitë po unifikohen çdo ditë, po shfrytëzojnë komplementaritetet në turizëm, bujqësi, energjetike dhe sektorë të tjerë.  Jemi duke punuar drejt unifikimit të plotë ekonomik ndër shqiptar”, shtoi ministri Hoti.

 Ai gjithashtu bëri të ditur se diskutimet e të dy krerëve të përfaqësuesve të bizneseve dhanë mesazhe te tyre të qarta sa i përket bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos  bashkëpunimit ndërinstitucional.

 “Unë kam gjetur një gjuhë shumë të mirë me homologët e mi në Shqipëri dhe shumë prej çështjeve janë zgjidhur dhe brenda dy ose tri viteve ne mund të flasim për unifikim të ekonomive tona. Për aq sa kam njohuri për bizneset ka shumë fusha ku janë komplementare. Jam maksimalisht nacionalist në promovimin ekonomik”, shtoi ministri Hoti.

 Hoti më tej shtoi se  shtoi se “Jemi duke shikuar në çfarë mase marrëveshja e CEFTA-së është duke i mbrojtur bizneset, sepse shumë vende fqinje nuk po i respektojnë të drejtat që dalim nga kjo marrëveshje. Kemi bërë progres relativisht të mirë te njohja e certifikatave të ndryshme me Shqipërinë, ku janë mbi 20 që janë pranuar në mënyrë reciproke”.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se Kosova dhe Shqipëria shkëmbejnë mallra rreth 200 milionë euro dhe sipas tij, “ky është një minimum që në duhet ta kapërcejmë përmes një shkëmbimi tregtar”.

Ai ka theksuar se bizneset janë promotor i bashkimit kombëtar.

“Një produkt i kontrolluar në Shqipëri doemos duhet të njihet automatikisht në Kosovë dhe anasjelltas. Mendoj që me futjen e pikës doganore në Shqipëri do të hapet një kapitull i ri i marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve. Ne duhet të arrijmë në atë pikë që të hiqen të gjitha vështirësitë doganore”, ka thënë Minxhozi.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 9 people, people sitting

MF-04 MF-02

Lexo më shumë:

Të ngjashme