150 gra nga tri komuna pjesë të projektit WOW

Podujevë | 16 Mar 2017 | 12:13 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

150 gra nga komuna e Podujevës, Mitrovicës së jugut dhe asaj të veriut, do të jenë pjesë e projektit “Gratë në Punë Online” (WOW).

Për këtë qëllim u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimi Ekonomik, Komunës të Podujevës dhe projektit “Enhacing Youth Employment” (Helvetas Swiss Intercooperation – Kosovë), të cilët do të implementojnë fazën e katërt të Projektit “Gratë në Punë Online” (WOW).

Këtë nënshkrim e bëri zëvendësministrja Besa Zogaj- Gashi, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori i projektit, Timothy Sparkman, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Veliu tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë, sepse do të mundësojë punësimin e femrave në këtë Komunë.

Ai falënderoi MZHE-në, por edhe drejtues të projektit “Enhacing Youth Employment” (Helvetas Swiss Intercooperation – Kosovë), të cilët do të implementojnë fazën e katërt të Projektit “Gratë në Punë Online” (WOW).

“Ky projekt mund të jetë I nevojshëm edhe për komunën e Podujevës edhe për faktin se është fjala për ofrimin e mundësive për punësim të gjinisë femërore që I përkasin moshës 18 afër 40. Këto janë një kategori më pak e përfshirë në gjitha proceset por është një kategori që kohëve të fundit ka fituar shkathtësi edhe përgatitjet e nevojshme të duhura me shkollim. Ne besojmë që ky trajnim fillimisht do të ofrohet pastaj një proces I vlerësimit dhe përzgjedhjes për atë që të jenë pjesë e këtij punësimi që të punojmë bashkërisht që në fund të procesit të mund të dalim të gjithë të suksesshëm edhe ministria edhe donatorët që e përkrahin këtë projekt”, ka thënë Veliu.

Në anën tjetër zëvendësministrja e MZHE-së, Besa Zogaj – Gashi ka thënë se është e lumtur që projekti ËOË po implementohet edhe në Podujevës, Mitrovicë të jugut dhe të veriut.

Ajo ka thënë se 150 femra që kanë qenë përfituese kanë arritur të lidhin një kontratë pune.

“Tani ky projekt nuk është vetëm pilot projekt, por është projekt, i cili ka treguar që ai vlen për të investuar, sepse në bazë të rezultateve nga 150 femra të cilat kanë qenë përfituese të këtij projekti, 80% e tyre kanë lidhur kontrata pune në disa vende të botës në periudha deri në 6 muaj, Është mirë kur dëgjojmë që vajzat kanë lidhur dikur mbi 35 kontrata në fusha të ndryshme. E kemi nisur këtë projekt duke pasur synim vajzat, por ky projekt do të përfshije gjithë rininë pasi që papunësia është e shprehur tek rinia, papunësia në bazën gjinore është e pafavorshme tek femrat duke u bazuar në planin e qeverisë. Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e vajzave”, tha ajo.

Kurse partneri i këtij projekti Timothy Sparkmany tha se qëllimi i tyre është që të përgatisë kosovarët për tregun e punës.

“Kosova që të zë hapin duhet të punojë ndryshe nga e kaluara, kjo i bie të punojë 2 herë më shumë. Ky projekt është që t’i ndihmojë njerëzve të zënë hapin për ekonominë botërore”, tha ai.

Përfituese të këtij projekti janë 9 komuna.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme