17 zyrtarë të MPMS-së certifikohen për monitorimin e granteve të punës

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 11:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë certifikuar 17 zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të jenë monitorues të masave të politikës aktive mbi tregun e punës. Ky trajnim u mundësua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Libor Chlad, zëvendësshef në zyrën e Bashkimit Evropian, tha se qëllimi i këtij trajnimi është që të rritet kapaciteti i Ministrisë së Punës, ndaj masave mbrojtëse në tregun e punës.

“Roli i këtyre 17 zyrtarëve do të jetë thelbësor për fondet të cilat do të për qëllim të tregut të punës. Zyra e BE-së po pret që të fillojë operacionet e Agjencisë së Punësimit. Këta 17 zyrtarë të cilët po i certifikojmë do të jenë vetëm një nisëm për fillimin e monitorimit të grantdeve të ndryshme të cilat do të ofrohen”, tha Chlad, raporton Ekonomia Online.

Kurse sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punës, Izedin Bytyqi, tha se ky certifikim ka vlerë domethënëse. “Deri tash asnjëherë nuk kemi pasur një ekip të monitorimi të grandeve dhe masave të politikës aktive mbi tregun e punës”.

Përfaqësuesi i ekipit monitorues, Fadil Osmani, tha se gjatë 10 muajve kanë marrë njohuri teorike dhe praktike për mbrojtjen e masave të tregut të punës. “Mësuam procedurat e monitorimit dhe veçanërisht nga puna që kishim në terren. Mësuam edhe për funksionimin e zyrës së BE dhe pame sfida dhe problemet që ndeshen përfitues të grandëve në tregun e punës”, tha Osmani.

Aty u tha që Ministria e Punës është mirë të përfshihet ne monitorimin e programeve të punësimit, pavarësisht a financohen nga BE-ja, apo jo.

15204235_1181629821915730_1294570523_o

certifikata-2

Lexo më shumë:

Të ngjashme