200 të sapodiplomuarve do t’iu mundësohet praktika në sektorin privat

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 12:09 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), lansojnë programin për Praktikë në Punë për të mbështetur të papunët e sapodiplomuar, raporton Ekonomia Online.

Aty u bë edhe nënshkrimi ceremonial i memorandumit të mirëkuptimit në mes të ministrive dhe UNDP me 4 ndërmarrje të përzgjedhura nga sektori privat.

Ministri i ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani tha se përmes këtij programi po synohet të zvogëlohet hendeku i papunësisë së të rinjve në vend.

Ai tha se janë duke punuar shumë në fuqizimin e sektorin privat në mënyrë që të rritet edhe punësimi. Hadani tha se janë duke punuar shumë në hartimin e Ligjit për Tregëtisë të Brendshme përmes tq cilit inofrohet mbrojtje prodhimit vendës.

“Një aktivitet i lidhur ngushtë me sektorin privat organizon në baza vjetore është projekti intershipbiznes me të cilin synojmë që të arrijmë të zvogëlojmë hendekun e papunësisë së të rinjve të sapodiplomuar. Ne si MTI mbesim të përkushtuar për përkrahjen e sektorit privat fuqizimin profesional të të rinjve tanë me qellim të zhvillimit ekonomik të vendit. Ne besojmë që vitin e ardhshëm që paga në vitin e ardhshëm të rritet që së paku kjo pagë të jetë 50 me të një shërbyesi civil. Natyrisht ne jemi duke punuar për të fuqizuar prodhimin vendor në mënyrë që të rrisim punësimin të rrisim eksportin”.

Ne sigurojmë prodhuesit se jemi duke punuar shumë në hartimin e Ligjit të Tregtisë së Brendshme. Ne jemi duke marr të gjitha masat që ta mbrojmë prodhuesin nëpërmjet të cilit rritet edhe punësimi”.

Skender Reçica, ministri Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), tha se ky program përveç që u ndihmon të rinjve për praktikë në punë pas përfundimit të shkollimit bëhet edhe në kuadër të angazhimi të tyre për rritje të punësimit.

“Ky është një lajm që të rinjtë e kamë pritur bukur gjatë sot me lansimin e programit praktikë në punë. Në kuadër të angazhimeve të MTI-së me përkushtim të madh jemi duke punuar për të realizuar objektivat tona duke rritur mbështetjen dhe qasjen e të rinjve në tregun e punës. Harmonizimin e arsimit profesional me tregun e punës.

Ky plan ka karakter ndërsektorial dhe besojmë fuqishëm që deri në fund të viti do ta miratojmë në qeveri. Dua të theksoj se përpos hartimit të strategjive dhe planit të punës në kuadër të punësimit për të rinjë këtë program e konsideron si të veçantë që ka për qëllim të mbështes personat e sapodiplomuar në punë në praktikë.

Ky program ka për qëllim që të sapodiplomuarve tu ofroj një praktikë në sektorin privat e që fokusohet në identifikimin e ndërmarrjeve që kanë mundësi afatgjate të punësimit. Aktualisht do të përfitojnë 200 persona të sapodiplomuar.

Ai ka inkurajuar punëdhënësit dhe punëmarrësit që t’i bashkëngjiten programeve të tyre.

Allessandra Roccaslvo, zëvendëspërfaqësuese e përhershme e UNDP -së tha se përvoja që këta të rijnë po marrin përmes këtij programi do të ju ndihmoj atyre në përvoja të mëvonshme.

“Në Kosovë kemi aq shumë të rijnë që diplomojnë dhe nuk kanë përvojë pune dhe pa përvojë ajo diplomë nuk po ju vlen aq shumë. Kjo ka qenë që jemi mirënjohës të ministrive të ndihmojmë skemën e praktikës në punë. Këtë vit shpresojmë që numri të jetë 200 dhe ata të kenë mundësi të fitojnë për tregun e punës. Kur unë kam diplomuar kam qen në Britani dhe diplomova në ekonomi dhe kam bërë praktikë për 6 muaj por s kam ditur se si të punoj praktikisht dhe më pas shkova në sektorin privat për dy vite dhe jam kthyer në OBK dhe mendoj se kjo ju jep shumë njohuri të mëvonshme. Karriera në sektor privat është shumë e rëndësishme. Kemi një numër kaq të madh në Kosovë dhe konkurrenca është e madhe. Po shohim se Kosova është duke u përgatitur për tregun botëror dhe besoj se këto shkathtësi do të jenë të dobishme në të ardhmen”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme