Beqaj viziton “TrePharm”, ofron mbështetje për rritjen e kapaciteteve eksportuese

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 14:45 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Besim Beqaj, ka vizituar ndërmarrjen farmaceutike  “TrePharm”, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vizitës së tij Beqaj u njoh nga afër me punën e kësaj fabrike. Ministri Beqaj u shpreh se do ofrojë përkrahje për këtë ndërmarrje në rritjen e kapaciteteve që Kosova të eksportojë sa më shumë në vendet e tjera.

“U mrekullova me fabrikën, i duhen Kosovës ndërmarrës që nuk prodhojnë vetëm për Kosovën, unë do t’i ofrojë mbështetjen e ministrisë që ta përkrahim brenda kapaciteteve tona. Ministria për Inovacion dhe ndërmarrësi është ministri e cila në fokus e ka rritjen e të punësuarve në Kosovë të cilët merren me çështjet inovative. Me inovacion kuptojmë çdo tendencë për të përmirësuar një proces dhe në këtë drejtim besoj që pamë shumë gjëra të cilat mund të trajtohen me plotë kuptimin e fjalës çështje inovative brenda për brenda fabrikës”.

“Mua më gëzoj shumë fakti që kjo fabrikë tani punon edhe për emra të tjerë të njohur farmaceutik ku bën aktivitetin e tyre prodhues këtu. Besoj që këta punëtor do të shërbejnë si shembull për të gjithë ata të rinj e të rejat të cilët fabrikat edhe drejtori iu ka ofru mundësinë Universitetit për ta bërë praktikën dhe për t`i ballafaquar me të gjitha ato testime profesionale praktike të cilat duhet ti marrin”.

“Ne jemi në dy faza të bashkëpunimit, do ta bëjmë edhe në një qendër për inovacion dhe ndërmarrësi dhe këtu do të marrim edhe informacionet nga fabrika sepse këta kanë edhe vendin e testimit, zhvillimin e produkteve atë që quhet hulumtim dhe zhvillim, pra qendrat për inovacion dhe ndërmarrësi përveç karakterit inovativ për zhvillim të produkteve krejtësisht të reja kanë edhe çështjen e bashkëpunimit me sektorin privat në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit dhe këtu do të bashkëpunojmë”

“Kjo fabrikë ka vlerën e saj që i lidh njerëzit ndërmarrës me shkencën dhe kemi nevojë për të përmirësuar imazhin e Kosovës”, tha Beqaj.

Mërgim Prishtina, drejtor ekzekutiv i “TrePharm”, theksoi se kanë kapacitete që të eksportojnë 75% të produktet të prodhuara për të mbuluar me barna mbi 20 milionë banorë me barna.

Ai tregoi që aktualisht eksportojnë në pesë shtet e synim kanë edhe vendet e tjera.

“…në 5 shtete ku eksportojmë, kapacitetet e kompanisë janë 75% për eksport, në procedura të regjistrimit jemi që edhe në vende të tjera e deri në ShBA të arrijë eksporti. Kemi kapacitete për mbi 20 milionë banorë për të mbuluar me barna”.

“Inovacioni i kemi projektimin e disa produkteve inovative që për herë të parë përgatitën te ne. instalimi i linjës të ampulsive që ndihmon Kosovën me blerje të produkteve më të lira, duke ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit. Inovacion është lansimi i produkteve të lëngshme për një përdorim që ndikon që mos të deafatizohen ato barna”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme