Gratë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ekspozojnë artizanalet në Prishtinë

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 12:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, u hap Panairi i Artizanaleve dhe Trashëgimisë Kulturore,  i cili ka për qëllim, fuqizimin e nivelit të balancës gjinore dhe rinore përmes inkurajimit të involvimit të grave dhe të rinjve në prezantimin e vlerave kulturore, tradicionale e nacionale, raporton EkonomiaOnline.

Organizatorja Belxhizare Muharremi, dha detaje rreth këtij panairi.

“Ka zhvilluar një partneritet te komunave. Projekti po organizon 6 panaire të artizanaleve. Përpjekja specifike e projektit tonë është themelimi i dy qendrave artizane të trashëgimisë kulturore jo-materiale për prodhime , transfere , trajnime , prodhime e shitje të produkteve”, tha ajo.

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Magbule Shkodra tha se është ky projekt ka për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtare në mënyrë që gratë të njihen me njëra-tjetrën dhe t’i ndajnë përvojat së bashku.

“Misioni i secilës grua që merr pjesë në këtë panair është mbajtja e familjes”, tha ajo.

Savka, përfaqësuese e rrjetit të grave në Maqedoni,  tha se ky bashkëpunim mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore ka filluar qe 20 muaj.

“E rëndësishmja e këtij panairi është fuqizimi i nivelit të balancës gjinore dhe te ndalohet migrimi si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni”, tha ajo.

Valmir  Shabani nga Komuna e Kumanovës tha se në këtë projekt janë të angazhuara 15 deri 20 gra dhe se do të mbështesim ketë iniciativë të grave.

Po ashtu në këtë Panair ishte edhe Ansambli Prishtina të cilat argëtuan pjesëmarrësit me valle popullore

Projekti “Networking for Succes” financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Programit ndërkufitar Kosova-Maqedonia Veriore.

Lexo më shumë:

Të ngjashme