“HIB Petrol” mbështet sportistët e Komitetit Olimpik të Kosovës

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 11:33 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën “HIB Petrol”, raporton Ekonomia Online.

Kjo marrëveshje nënkupton mbështetje financiare të korporatës më të madhe kosovare ndaj sportistëve të cilët janë pjesë e Komitetit Olimpik.

Kryesuesi i Korporatës “HIB Petrol”, Hysen Lajçi, deklaroi se tani sportistët kosovar do ta kenë një mbështetje të madhe për ta lartësuar shtetin e Kosovës.

“Kemi përzgjedhur KOK-un për të nënshkruar marrëveshje sponsorizuese për të  treguar se ndajmë vlera të përbashkëta për këta djelmosha të cilët kanë ngritur lartë shtetin e Kosovës”.

“Bashkë me KOK-un me sportistët kosovarë, ndajmë vlera dhe virtyte të përbashkëta, siç janë punë disiplina dhe kuraje për të vrapuar drejt fitoreve të reja”.

“Duke lartësuar kombin dhe shtetin e Kosovës. Tash sportistët kosovarë do ta kenë në krah kompaninë më të fuqishme”, u shpreh ai.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka thënë se gatishmëria e korporatës për të fuqizuar sportistët kosovar është lajm i mirë për të gjithë.

“Në emër të KOK informojë qytetarëve Kosovës në veçanti sportistët një lajm të mirë për fillimin e bashkëpunimit me korporatën ‘HIB Petrol'”.

“Një kompani e cila është lider në treg dhe ky vizion strategjik të kompanisë ‘HIB Petrol’ po fuzionohen që t’i ndihmojnë sportistët që performanca e tyre të jetë çdo herë e më e mirë. Ne synojmë majën, andaj kemi synime të përbashkëta”.

“Kjo do të përkthehet në rezultate më të mira. Ne dëshirojmë si KOK ta shprehim kënaqësinë dhe nderin që po bashkëpunojmë, ku kjo po vjen në kohën kur Ligjin për sponsorizime. Kjo do të ndikojë në rritjen e imazhit të Kosovës si rajonal ashtu edhe ndërkombëtar”, tha Hasani.

Në këtë konferencë të përbashkët të dyja palët u zotuan për bashkëpunim afatgjatë dhe krijim të kushteve dhe mundësive për atletët kosovarë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme