Investimi 6-milionësh bën bashkë partitë politike

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 14:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Gjilan është inauguruar fabrika për prodhimin e vajit ushqimor “Floil”, një investim mbi 6 milionë eurosh i kompanisë “Fluidi”.

Me këtë rast u tha se pronarët e kësaj kompanie, me punësimin e mbi 600 punëtorëve, janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme, raporton Ekonomia Online. Ky aktivitet ka bërë bashkë përfaqësues nga të gjitha partitë politike në vend.

“Fluidi” ka filluar prodhimin në shtator të vitit 1994, me prodhimin e lëngjeve të gazuara në ambalazh plastike.

Punën e filluan me vetëm shtatë punëtorë e tash kjo kompani ka 600 punëtorë, tha para të pranishmëve, Fejzulla Mustafa, drejtori gjeneral i kompanisë.

Ai tha se moto të punës e kanë krijimin e vendeve të reja të punës, duke garantuar mbështetje për bujqit në mënyrë që lënda e parë të sigurohet në Kosovë.

“Kompania jonë nuk do të ndalet me investime dhe motoja jonë është hapja e vendeve të reja të punës. Fluid kemi filluar me 7 punëtorë para dy dekadave dhe sot operon me mbi 600 punëtor. Ne do të punojmë me bujq që do tu ofrohemi me subvencione në mënyrë që kjo farë e lulediellit të bëhet në fushat tona”.

Mustafa më tej shtoi se kanë investuar rreth 6 milionë euro që fabrika “Floil” të jetë në funksion. Ai foli për cilësinë e vajit të parë të prodhuar në vend.

“Është punuar pa kursyer që të arrijmë tek qëllimi që vajin Floil që të jetë më i mori në treg falë teknologëve dhe kimistëve të specializuar në këtë lëmi që janë rreth 40 punëtor dhe që planifikohet edhe 20 të tjerë në një të ardhme të afërt. Ky investim ishte rreth 6 milionë euro”.

“Floil është recetë gjermano italiane që është punuar me vlera ushqyese dhenë kategorinë e vet dallohet me vlerat si pa kolesterol pa aromë dhe yndyrë bimore dhe shumë karakteristika të tjera. Sot jemi në promovimin e Floil që lindi me 2 shtator dhe që dhashë zoti të rritet në tregun evropian e më gjerë për shumë gjenerata. Floil do të jetë kategori në vete që e garanton kualiteti dhe cilësia”.

Eroll Belegu, këshilltar i jashtëm i kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se kjo është një dëshmi që neve të gjitha partive na unifikon zhvillimi ekonomik.

“Dua të ju siguroj që qeveria është e përkushtuar që të vazhdoj punën e kirë që është bërë më herët dhe ne do të përmirësojmë sa më shumë kushtet e të bërit biznes. Nga parafolësit që oshin nga shumë parti besoj që një gjë është e qarë të neve na unifikon një gjë që është zhvillimi ekonomik i vendit”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka garantuar se mbështetja e qeverisë Haradinaj do të jetë përkrahja e prodhimit vendës. Ai tha se me marrjen e mandatit ka filluar me draftimin e Ligjit për Tregti të Brendshme.

“Natyrisht shembull i kësaj fabrikës është edhe puna e qeverisë Haradinaj që edhe sot po e bëjmë me vëmendjen që i kemi kushtuar prodhimit vendor. Më lejoni që për Gjilanin dhe Kosovën është shumë hapja e kësaj fabrike dhe jemi të fokusuar që me shtetet fqinje që ti hapim treg prodhimeve vendore. Ne në këtë mënyrë i hapim rrugë eksportit sepse është dallim i madh se kemi mbi 1 miliard import ndërsa 300 mlionë eksport. Ne jemi të fokusuar që ri lehtësojmë shkëmbimet tregtare. Patriot janë ata që krijojnë vende të punës sepse vendi ka nevojë që të ulet papunësia. Pas marrjes së postit tim në jemi duke hartuar edhe projektligjin për Ligjin për Tregti të Brendshme”.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ky është një shembull se e ardhmja e zhvillimit ekonomik është mbështetja e sektorit privat.

“Natyrisht që impresionoheni kur vinin Gjilan dhe natyrisht që edhe ne impresionohemi kur hyjmë në ambiente të fabrikës së familjes Mustafa dhe ky është sinonim i zhvillimit. Duke biseduar me pronarin agën Fejzë është që planet zhvillimore për ndërtim të kapaciteteve prodhuese është fokë ma shumë se që kam pritë por duke besuar në shpirtin ndërmarrës jam kanë i bindur që ky është një hap i madh i sjelljes që ne po themi shijon më mirë shijon më mirë në sofrat tona. Sot Presheva Bujanovci e Gjilani janë bashkë dhe ndihem krenar se shembulli i kësaj fabrike është se e ardhmja e zhvillimit ekonomik është mbështetja e sektorit privat”.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se prodhuesit vendës janë heronjtë e vendit.

“Jam tepër i nderuar me mundësin e një fjale të jem para jush dhe të përgëzoj zotëri Mustafës për suksesin e tij vizionar. Për mua këta janë heroj dhe ashtu si kemi punuar ne do të vazhdojmë dhe do qëndrojmë mbrapa jush me hapat që bëni ju për të zhvilluar biznesin”.

Deputeti i VV-së, Albin Kurti, tha se “Fluidi” jo vetëm që ka furnizuar tregun e brendshëm duke u bërë kunkurent me importin enorm. por edhe ka arritur të eksportoj.

“Prodhimi bujqësor bëhet përpunim dhe shndërrohet në progres. Këto fabrika tregojnë që Fluidi ndihmon Kosovën. Kosova është në gjendje të rëndë ekonomike. Me fabrika të prodhimit ne mund të dalim nga kjo krizë dhe nuk ka rrugë tjetër përveç kësaj. Prodhimi edhe i bashkon njerëzit dhe mundëson planifikimit”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, në emër të Odës i ndau mirënjohje drejtorit Fejzullah Mustafa për kontributin e dhënë për promovimin e produkteve vendëse. Ai tha se kompania ”Fluidi”, përshpejton proceset integruese.

‘’ Me punën dhe sakrificën e vet kompania e nderon Kosovën dhe i përshpejton proceset integruese. Duhet të kuptohet që nuk mund të jemi pjesë e Evropës vetëm nga dimensioni politik por edhe nga ai ekonomik.  Dua të besoj që puna që është duke bërë në kompaninë ‘’Fluidi’’, do të jetë model edhe për të tjerët. Më gëzon fakti që fuqia e kompanisë ”Fluidi” i ka bërë bashkë sot të gjitha partitë politike por kam një apel le të jetë kjo një ditë dhe një moment ku ju do të motivoheni që për prodhim, zhvillim ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës më shumë të bëni se sa të flisni’’, tha Gërxhaliu.

“Fluidi” në vitin 1997 ka lansuar linjën për prodhimin e lëngjeve të pagazuara në foli, si dhe teknologjinë për prodhimin e ambalazhës plastike.

Në vitin 2003 konsumatorët patën kënaqësinë të shijojnë “ Jaffa Champion”-in. Kështu që shumë shpejt brendi i “Jaffa Champion”-it u gjend nëpër lokalet më të njohura në tregun e Zvicrës, Maqedonisë e Anglisë.

Në vazhdën e zhvillimit në vitin 2004 hapi fabrikën e re në Gjilan, ku e lansoi teknologjinë më të fundit për prodhimin e lëngjeve të licensuara RC.

Lexo më shumë:

Të ngjashme