IPKO investoi në Kosovë rreth 300 milionë euro

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 13:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

IPKO ka mbyllur vitin 2016 me 37% të tregut të telefonisë mobile, duke rritur bazën e saj të përdoruesve për 6% , në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Për gati një dekadë në tregun e telefonisë mobile në Kosovë, investimet kapitale të IPKO-s kanë arritur nivelin më të lartë me një total prej 300 milionë eurove, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka deklaruar, drejtori i përgjithshëm i IPKO-së në Kosovë Robert Erzin, i cili tha se është i kënaqur që kanë mundësi t’i shërbejnë më shumë se 1 milion kosovarëve në baza mujore si dhe 6 mijë bizneseve dhe korporatave në gjithë vendin.

“Vitin e kaluar kemi përmbyllur me mbi 650 mijë përdorues  dhe me 37% pjesëmarrje në treg  në pjesën mobile. Duke e parë nevojën dhe kërkesat e tregut  mbetemi të fokusuar  në zgjerimin e rrjetit 3G dhe 4G.  Sot IPKO mbulon  90% të popullsisë me këto shërbime. Ne tani posedojmë mbi 30 modele të telefonave të mençur”, tha ai.

Ai tha se edhe sa i përket cilësisë IPKO vazhdon të jetë mjaft mirë, duke thënë se tani janë të fokusuar në tri shtylla kryesore, Rrethi Mobil, pjesa e Romingut dhe Pakoja Postpaid.

“Prezanca jonë është mjaft e shtrirë në Kosovë, kemi më shumë se 20 dyqane. Kemi shtuar 10 mijë porte me shërbime të Televizionit, do të vazhdojmë të shtrijmë rrjetin pas zonave urbane edhe në ato rurale, megjithëse në disa vetëm ka mbërritur rrjeti 4G. I kemi 108  fshatra nga 21 komuna  2 e 3-ta e territorit mbulohet  me rrejt 4G”, ka thënë Erzin.

I pyetur se kur IPKO do të bëjë ndryshimin e kodit telefonik nga +386 në atë +383 ai ka thënë se ky ndryshimi paraqet sfida dhe probleme po pavarësisht do të mundohen që të bëjnë ndryshime pa ndikuar tek konsumatorët.

Ai ka thënë se ky ndryshim do të vijë pa pasur nevojë konsumatorët të bëjnë ndërrimin e SIM kartelave.

Lexo më shumë:

Të ngjashme