Iute Credit s’pajtohet me vendimin e BQK-së, thotë se do t’i drejtohet arbitrazhit

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 11:41 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Iute Credit nё Kosovë ka mbajtur konferencë për medie, nё lidhje me revokimin e licencës nga Banka Qendrore e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Korab Sejdiu, përfaqësues i Iute Kredit në Kosovë, tha se do të kërkojnë shtyrjen e vendimit deri në verdiktin përfundimtar të gjykatës pasi ka shkelje ligjore dhe procedurale nga ana e BQK-së.

Nëse nuk i kthehet licenca ai tha se do ta dërgojnë këtë vendim në arbitrazh.

“Duke parë gjendjen e krijuar na kanë angazhuar neve për të sfiduar vendimin e bankës Qendrore, dhe për të analizuar rrethanat që kanë ardh deri te ky vendim. Do të fillojmë një konflikt administrativ, dhe do të kërkojmë shtyrjen e vendimit nga ana e gjykatës deri në vendimin përfundimtarë, pasi ka pasur shkelje ligjore dhe procedurale dhe ka mundësi edhe të shkeljes së të drejtave kushtetuese.

“BQK- e ka bërë hapin e fundit të parit, ditëve në vazhdim do të dorëzojmë padinë në gjykatë dhe do ta ruan shuarjen e jute kredit në Kosovë, largimin nga puna të punëtorëve dhe një padi në arbitrazh dhe, rrezikshmërinë e raporteve me njëri nga shtetet që e kanë njohur Kosovën që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë”, tha ai.

Rauno Kin Kard, zyrtar ligjor në Iute Credit Kosova,  tha se ky vendim i përkeqëson edhe marrëdhëniet e Kosovës me Estoninë dhe për këtë çështje është kontaktuar edhe ministri Pacolli nga ministri i jashtëm estonez.

“Kur u mor vendimi me 6 dhjetor ky vendim na ka tronditur të gjithëve, dhe pasi që ky vendim ka qenë i padrejtë dhe i paligjshëm do të përdorim çfarëdo mjeti ligjorë për ta kundërshtuar këto dhe në gjykatën e Arbitrazhit në Uashington. Kjo tani është shndërruar në çështje ndërkombëtare dhe diplomatike, estonia e ka njohur Kosovën ndër vendet e para, ministri i punëve të jashtme e ka kontaktuar ministrin e jashtëm këtu në Kosovë. Kjo nuk është koha për përleshje diplomatike, ne jemi këtu që të gjejmë zgjidhje miqësore dhe procesi j likuidimit të ndërpritet dhe të shmangen dëmet e tjera të Iute Credit”, tha ai.

Evelin Karter kryesuese e zyrës ligjore të Jute Kredit  e cilësoi këtë vendim të padrejtë dhe se BQK- po jep akuza të pabaza dhe po keqinformon publikun.

“Ky vendim është i padrejtë dhe është lëshuar pa ndonjë njoftim paraprak, BQK po na akuzon që e kemi shkel planin tonë të biznesit dhe kemi partner të papërshtatshëm. Planin e biznesit ja kemi dorëzuar BQK-së në vitin 2017 kemi qenë të qar që është plani fillestar dhe synimi ynë ka qenë që ky plan të përditësohet. Akuzat për aksionarët tanë janë të pa baza, jute kur nuk ka lute Credi me interes prej 230 për qind. Ky është keqinformim”, tha ai.

Banka Qendrore e Kosovës, javë më parë mori vendim për revokimin e licencës për Iute Credit Kosova dhe Monego, për shkak të normave të larta të interesit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme