Kompania “Meka” do të fillojë eksportin edhe në Zvicër

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 09:29 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania “Meka” që merret me përpunimin e mishit, është një ndër prodhuesit më të njohur në Kosovë. Kompania u themelua në vitin 1992 dhe kishe pak punëtorë, tash numëron mbi 100. “Meka” eksporton në shumë vende dhe synon edhe tregun zviceran, raporton Ekonomia Online.

Burim Piraj, pronar i kësaj kompanie, ka treguar se kjo kompanie çdoherë pasur synim pasimin e produkteve të tyre në tregun e Kosovës dhe më gjerë.

“Kompania “Meka” u themelua në vitin 1992 dhe është zhvilluar në tri drejtime, për momentin kompania është ndarë në tri kompani të ndryshme që ka numrin e punëtorëve mbi 110, ndërsa vetëm në përpunim të mishit ka afërsisht 50 punëtor dhe po mendojmë ta shtojmë numrin shumë shpejt”, ka thënë Piraj për “Ekonomia Online”.

Ai ka thënë se tani kanë filluar që të plasojnë produktet e tyre edhe në tregun e Shqipërisë, po ashtu edhe me tregun e Maqedonisë dhe Zvicrës.

“Ne bashkëpunojmë me kompanitë vendore më së shumti dhe në tregun e Kosovës e kemi plasmanin më të madh të produkteve, ndërsa kemi filluar bashkëpunimin edhe me Shqipërinë, por nuk mund të themi se jemi shumë të kënaqur me ato eksporte që janë me Shqipërinë, por interesimi dita ditës po shtohet. Kemi kërkesa edhe nga Maqedonia, kemi pasur rast të nënshkruajmë profakturën e parë me Zvicër, do të shohim se a do të realizohet porosia e parë për Zvicër, nëse realizohet, kemi shumë pritje për tregun zviceran se do të kemi suksese atje shumë”, ka thënë Piraj.

Mirëpo, për dallim nga shumë prodhues të cilët përballë me kredi dhe si sfidë kryesore të tyre adresojnë koston e lartë të kredisë, pronari i kompanisë “Meka”, , tregoi se asnjëherë s’ka marrë kredi.

“Ne kemi arritur që të bëjmë një kompani të qëndrueshme , që nga fillimi ne nuk kemi marrë kredi kurrë, të gjithë profitin e kemi investuar në mjete themelore të kompanisë, në makina të ndryshme. Pra të gjithë profitin e kemi investuar dhe dua të them se nuk kemi gabuar, për ne nuk ka qenë interesante të krijojmë vetëm profit vetanak mirëpo kemi parë shumë të rëndësishëm investimin për të rritur punësimin e të tjerëve që për komunën e Sharrit me të vërtetë është një ndihmë shumë e madhe sepse ka pak firma që punojnë, ka shumë pak mundësi për të ardhmen kështu që kompania ka pasur shumë ndikim, një efekt shumë pozitiv me të cilin ne mburremi dhe mendojmë se do të vazhdojmë edhe më tej”, ka deklaruar Piraj.

Mirëpo, kësaj karakteristikë e kësaj kompanie është dhe dhënia e pagës së trembëdhjetë dhe katërmbëdhjeta për punëtorët e tyre.

“Sivjet e kemi realizuar pagën e shtatë dhe e kemi ndërmend që me 15 janar të realizojmë edhe pagën e katërmbëdhjetë që do të thotë se ja kemi arritur qëllimit, një prej qëllimeve tona ka qenë edhe java e punës të jetë pesë ditore gjë që e kemi arritur, ende kemi probleme me të cilat merremi për shkak të shkurtimit të orarit të punës mirëpo shumë shpejt i kemi kaluar ato problemet, prodhimi është shumë në nivel, disponimi i punëtorëve është shumë në nivel, asgjë nuk po humbim nga kalimi në punë pesë ditore”, është shprehur ai.

Piraj më tutje ka thënë se kurrë nuk ka marrë grante nga shteti i Kosovës, e pos tij sfidë tjetër mbetët dhe mos licencimi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV) nga Komisioni Evropian (KE).

“Ne nuk kemi marr kurrë grante dhe mendojmë se mbështetja institucionale jo vetëm për ne por edhe për të gjitha kompanitë kosovare mungon, sidomos për përpunuesit e prodhimeve shtazore nuk ka mbështetje nga shteti por ne si kompani që bëjmë përpunimin e produkteve me prejardhje shtazore shumë kemi probleme në eksport , kemi problem për arsye se Agjencia i Ushqimit dhe Veterinës ende nuk është një agjenci i licencuar nga Komisioni Evropian i cili do të mundësonte garantimin e produkteve që prodhohen në Kosovë e që kanë një siguri shëndetësore të lartë që të mund të eksportohen edhe ne vendet e tjera. Kur Evropa i pranon Agjencinë edhe certifikatat kosovare i pranojnë edhe vendet e tjera dhe atëherë kemi shumë mirëpo ja që po shpresojmë se për herë të parë do të eksportojmë në Zvicër që e ka një politikë tjetër nga Bashkimi Evropian, ata e kanë në formën e kontingjenteve i bëjnë pra rezervimin e kontingjenteve dhe produktet e konservuara që do ti eksportojmë atje e kanë një regjim të mbikëqyrjes e kanë më ndryshe ndaj produkteve që janë të mishit që janë të freskëta siç është suxhuku”, deklaroi ai.

Piraj me tutje, ka treguar edhe çka e bënë një kompani të jetë e suksesshme.

“Si kompani nëse flasim atëherë kompania duhet ti ketë pikësynimet e veta , duhet ta ketë qëllimin qartë se çka do të bëjë, nuk duhet të heqë dorë nga pikësynimet të cilat i vendos përpara dhe duhet të punohet në grup pasi që e dimë se individi mund bëjë gabime por puna në grup jep rezultat. Ne e kemi praktikuar shumë herët punën në grup që të punojnë edhe pronarët edhe punëtorët bashkërisht, të ju them të drejtën realizimin e javës pesë ditore e ka bërë stafi jonë, nuk e kemi bërë ne si pronar, ata e kanë pasur propozimin shumë më të mirë se ne, një gjë që e kemi pranuar menjëherë atë propozim dhe kemi arritur ta realizojmë”, ka thënë Piraj

Sipas tij, që të jetë një produkt i kërkuar në treg duhet një angazhim shumë i madh.

“Ajo që shihet në dyqan është vetëm produkti ndërsa pas atij produkti qëndron një punë shumë e madhe, duke filluar nga selektimi i lëndës së parë, i materialit paketues, i marketingut dhe i gjërave të tjera që është një punë shumë e madhe për të arritur që ta kesh një produkt në treg i cili produkt përherë ta ketë cilësinë e njëjtë”,është shprehur Piraj.

Ndërkaq, si barriera kryesore Piraj ka adresuar: tatimin në lëndën e parë problemet me lëndën e parë, dhe fokusimin e lidershipit në çështje politike, duke e anashkaluar kështu zhvillimin ekonomik.

“Në përgjithësi lënda e parë është pika më e dobët e sistemit tatimor të Kosovës. Është Kosova i vetmi vend në rajon e ndoshta edhe në botë, ndoshta edhe ka vende që si në Kosovë lëndës së parë i vendosin taksa mirëpo fryti i kësaj politike tatimore është ajo që po e shohim në televizor tërë atë fuqi punëtore që po ikën drejt perëndimit dhe po e lëshon Kosovën. Sikur kjo logjikë e bllokimit të zhvillimit ekonomik të kishte ndodhur herët në Kosovë nuk do të kishin ndodhur këto skena që tani po i shohim pra Kosova do të ishte shumë më e fuqishme ekonomikisht. Shumë vonesa dhe shumë jo seriozitet në anën e zhvillimit ekonomik ka pasur nga ana e Institucioneve dhe qeveritë e kaluara, unë nuk po shoh edhe tani ndonjë zhvillim të hovshëm se deri sot të flasim realisht asnjë qeveri nuk ka qenë e fokusuar në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka deklaruar Piraj, duke shtuar se të gjitha qeveritë më shumë janë marr me çështje politike dhe me çështjen e zgjedhjeve, fitimit të votave sesa që janë marrë me zhvillimit ekonomik.

“Sikur të ishin marrë me zhvillim ekonomik më besoni se krejt kishte me qenë ndryshe sepse vetëm nga Pakoja Fiskale 1 ndryshimet kanë qenë aq të mëdha sa që është e pabesueshme duke u nisur nga kompania ime por edhe kompanitë tjera sepse ne kemi ardhur deri te disa mjete që na kanë mundësuar edhe të jemi konkurrues në treg por edhe të kemi mundësi të investojmë në pajisje të reja. Po sikur të iplementohej pakoja fiskale 2.0, e të mos prologojhej sepse ky është prolongim i paarsyeshëm dhe nuk ka arsyetim të prolongohet kaq shumë. Nëse implementohet Pakoja Fiskale 2, atëherë do të kemi një hov të madh të zhvillimit të zhvillimit të Kosovës sepse me zhvillimin ekonomik të Kosovës shumë çështje do të zgjidheshin edhe ato sociale edhe ato politike dhe çështje të ndryshme. Së pari problemin më të madh e kemi në vend sepse neve po na bien imazhi karshi konsumatorit vendor sepse gjithnjë konsumatorët vendor po kanë besim më të madh në kompani të cilat eksportojnë në Kosovë e mos të flasim për imazhin karri konsumatorëve të vendeve fqinje”, ka thënë Piraj, duke shtuar se ndryshimet e shpeshta politike kanë ndikim edhe në ekonomi.

“Si shembull, ne që nga Janari kemi aplikuar për eksport në Maqedoni dhe shërbimi veterinar i Maqedonisë nuk ka ardhur të na vizitoj ashtu siç e kërkon marrëveshja që ka vendi jonë me Maqedoni dhe nga janari deri tani që është tetor dhe nga institucionet tona asgjë hiq askush nuk reagon. Nuk e di arsyen e saktë por e di që mirë nuk është aspak”, deklaroi Piraj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme