Luksemburgu jep 2.3 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 15:03 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) kanë nënshkruar Marrëveshjen “Përmirësimi i rrjetit të Ngrohtores qendrore në Prishtinë”, për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në vlerë prej 2.3 milionë euro.

Ministri Bedri Hamza bëri të ditur se kjo marrëveshje është financuar nga qeveria e Luksemburgut. Ai falënderoi shtetin dhe takspaguesit e Luksemburgut që po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Me taksat e tyre po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe po përmirësojnë jetën e kosovarëve. Më herët për këtë qëllim është nënshkruar një marrëveshje për 10 milionë, pastaj një marrëveshje me bankën për zhvillim 10 milionë dhe sot prej 2.3 milionë. Të gjithë e dimë rëndësinë e këtij projekti, e dimë si ka qenë gjendja para se të implementohet projekti i koogjenerimit dhe tash, deri në momentin e implementimit të këtij projekti, nga buxheti i Kosovës janë dhënë 20 milionë euro përkrahje”.

E dërguara me punë në ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert, tha se është krenare që është këtu për të filluar një fazë të re të bashkëpunimit më qëllim të përmirësimit të sistemit të ngrohjes në Prishtinë, raporton EO.

Ajo tha se rezultatet e këtij projekti janë impresive. Sipas saj, tani shtëpitë furnizohen 24 orë me ngrohje, nga 6 orë sa ka qenë përpara. Ajo deklaroi se kënaqësia e konsumatorëve nga 8 përqind është rritur në 8 për qind.

“Ka qenë angazhim i përbashkët i komunës, qeverisë, BE-së, Gjermanisë, Suedisë dhe Luksemburgut. Sot mund të shohim rezultate impresive nga ky projekt, të gjitha ato shtëpi kanë 24 ore ngrohje, përpara kanë pasur 6 orë. Kënaqësia e konsumatorëve ka arritur në 94 përqind, 8 përqind. Humbja e energjisë ka zbritur nga 20 përqind në 8 përqind, grumbullimi i faturave është rritur për 415 përqind. Sa herë që i lexoj këto të dhëna jam e impresionuar me të arriturat e këtij projekti”.

“Mbi 90 mijë tonë të dioksid karbonit që janë lëshuar në hapësirë nuk janë më. Duke përfshirë financimin e komunës dhe Termokosit shuma do të mbërrijë në 14 milionë. Konsumatorët e rinj do të lidhen në rrjet me planin e Termokosit dhe master plani është zhvilluar më 2017 dhe plani siguron që përzgjedhja e konsumatorëve do të jetë transparente dhe të gjitha investime do të bëhen që të jenë në përputhje me përpjekjet për reduktimin e sasisë së dioksidit të karbonit në hapësirë. Projekti do të nisë shpejt”.

Drejtori i Termokosit, Naser Canolli, tha se në shtator do të përzgjidhet kompania që do të kryejë punimet e zgjerimit të rrjetit.

“Deri kah muaji shtator do të përzgjidhet operatori për zgjerimin e rrjetit”.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtori i zyrës së KfW-së, Rene Escheman.

  

Lexo më shumë:

Të ngjashme