Mblidhen mbi 2 mijë euro, “Meridian Express” i dhuron për bamirësi

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur ceremonia e dorëzimit të çekut si pjesë e përfundimit të  kampanjës “Ushqehu, shijo dhe ndihmo me Buka dhe Schärf”, ku 10 % e blerjeve të këtyre produkteve në 6 pika të “Meridian Express” do të dedikohen për fondacionin humanitar “Action for Mothers and Children”, raporton Ekonomia Online.

Artan Mullarama nga Departamenti i Marketingut në “Meredian Express” ka falënderuar drejtorin e AMC-së dhe ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë edhe në projekte të tjera.

“Falënderojmë edhe pronarin e “Meridian Exspress” që ka gjetur gatishmërinë me na përkrahë, në të njëjtën kohë faleminderit edhe juve ku keni shprehur gjendje gatishmërie, ne do të vazhdojmë tutje me përkrahje të tilla”.

Drejtori ekzekutiv i AMC-së, Vlorjan Molliqaj, tha se kjo kampanjë i ka tejkaluar pritjet e tyre dhe tregoi se mjetet e mbledhura 100% do të shkojnë për fondacionin.

“Ne si AMC jemi të lumtur për mbështetjen nga meridiani, i falënderojmë shumë për kampanjën, është hera e dytë që po mbahet kjo kampanjë i ka tejkaluar pritjet, të gjitha mjetet do të shkojnë 100% në fondacionin tonë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Shuma totale e mbledhur është 2040 e 20 cent.

Lexo më shumë:

Të ngjashme