Mehmeti thotë se BQK-ja s’ka mandat “të ekzaminojë” bankat, rënia ekonomike deri në 7.2%

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 15:59 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti ka thënë se borxhi publik në vitin 2019 ka qenë 19.7%. Mehmeti ka thënë se rritja ekonomike për vitin 2019 ka qenë 4.94%.

Kreditë joperformuese shënuan nivelin më të ulet ndonjëherë dhe ishin në nivelin 2 për qind, ka shtuar Mehmeti.

“Tensionit ndërkombëtare kishin ndikim negativ edhe tek ne. Ngadalësimi i rritjes rezultoi varësisht nga ndikimi i eksporteve. 2019 të ketë qenë 4.94 për qind. Sipas ASK-së kjo rritje është mbështetur nga sektori financiar tregtia dhe sektori i sigurimeve”.

“Lëvizja e çmimeve vazhdon të përcaktohet nga lëvizja e jashtme si pasojë e varësisë së importeve. Kreditë jo-performuese shënuan nivelin më të ulet ndonjëherë dhe ishin në nivelin 2 për qind. Sektori pensional-kthimi i investimeve 8 për qind duke e rikuperuar edhe kthim negativ që ishte në vitin paraprak-2018”.

“BQK-ja ka vazhduar me avancimin e kapaciteteve profesionale me standardet ndërkombëtare”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka shtuar se nuk ka pozita të jashtëligjshme në BQK. Ai ka thënë se para licensimit të Monegos dhe IuteCredit janë marr rekomandime nga institucionet. Tutje ka thënë se janë paralajmëruar se nuk janë respektuar urdhërat.

“Ne kemi pasur 7 kandidatë aplikant dhe asnjë grua s’ka aplikuar. Sa i përket pozitave të jashtëligjshme asnjë pozitë e jashtëligjshme nuk është në BQK dhe sipas strukturës janë aprovuar pozitat”.

Mehmeti tha se BQK-ja nuk ka mandat apo të drejtë të ekzaminoj në banka pasi nuk mund të ndërhyj në një kontratë të kredisë pasi të nënshkruhet nga klienti.

“Sa i përket Monges dhe Iutecreditit para se t’i japim licencën ne kemi marrë rekomandime nga të gjitha institucionet si AKI etj. Pasi kanë marrë licencën ata nuk i kanë përmbajtur kritereve duke dhënë kredi me 26 për qind”.

“Ne i kemi paralajmëruar edhe para heqjes së licencës dhe ata nuk i kanë respektuar urdhëratë tanë. Për një vit rresht ne i kemi përcjellë këto institucione. Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për tu mbrojtur në arbitrazh”, tha ai raporton EO.

Zëvendësguvernatori Sokol Havoll ka thënë se rënia ekonomike pritet të jetë 7.2 për qind.

“Ne gjatë javës së kaluar kemi bërë rishikimet rënia parashikohet të jetë -7.2 për qind projeksioni për rënien ekonomikë për vitin 2020 e cila mund të pësoj ndryshime gjatë muajve në vazhdim”.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka pyetur Guvernatorin se pse janë rekrutuar 55 pozita të cilat kanë qenë të panevojshme, ku dhe pagat e tyre janë sjellë nga 700 deri në 1000 euro.

“Janë krijuar pozita të reja menaxheriale që nuk janë me dokumente rregullativ dhe janë emëruar pa proces konkurrues. Pagat e tyre janë sjellë prej 700 deri 2000 euro dhe për këto pozita nuk ekziston një rregullore e saktë”.

Deputeti i PDK-së Bedri Hamza ka lavdëruar punën e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Të hyrat kanë shënuar një rritje prej 7.5% dhe deficit buxhetor ka qenë brenda parametrave fiskale. Është pozitive që borxhi publik ka treguar pozitivite. Ka nevojë që të ndryshimet dhe të plotësohet ligji për bankat”.

Kryesuesi i komisionit, Hekuran Murati duke ju referuar raportit të FMN-së ka thënë se byroja e sigurimeve vendos në mënyrë arbitrare se sa duhet të paguhet dëmi, raporton Ekonomia Online.

“Raporti i FMN-së për sigurimeve thotë që përqindja e dëmeve që pagut është 46 për qind e do të duhet të ishte në 60 deri 75 për qind. Poashtu thuhet se nuk ka ndonjë shpjegim të qartë zyrtarë për përqindjen e ulët të pagesë së dëmeve dhe përqindjen e lartë të shpenzimeve”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme