Merret vendim për lirim nga tatimi doganor për pajisjet e teknologjisë informative

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 15:28 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Qeverisë u shqyrtua edhe Propozimi për lirimet nga tatimi doganor për mallrat (pajisjet e Teknologjisë Informative) të përcaktuara në shtojcë me tatim zero doganor (MF).

Ministri i Financave, Bedri Hamza, për këtë projektligj tha se ka për qëllim të ndihmojë në hapjen e bizneseve të reja.

“MF pas pranimit të rezultateve pozitive në sektorin e prodhimit për lirim nga tatimi doganor për lëndë të parë ka vazhduar me takime intensive me komunitetin e biznesit. MF ka vazhduar të ju vijë në ndihmë prodhuesve tanë për pajisjet e teknologjisë informative, kemi marrë vendim që të lirohen nga tatimi importuesit. Qëllimi është të zhvillohet kjo kategori që do ndihmonte në hapjen e bizneseve të reja”, tha ai.

Me të gjitha votat për u miratua propozimi për lirime doganore, raporton Ekonomia Online.

Ndërkaq, për Propozimin për lirimet nga tatimi doganor për të gjitha pjesët rezerva për subjektet e regjistruara në ATK si subjekte prodhuese (subjekte të cilat posedojnë autorizime për lirim nga tatimi për lëndën e parë) me tatim zero doganor (MF), ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ky lirim doganor ofron mundësi për të prodhuar me kosto më të ulët.

“Qeveria e Kosovës po iu ofron mundësi për të prodhuar me kosto me të ulët sesa që kishin deri më sot. Me vendime paraparke ne kemi liruar linjat e prodhimit tash po lirohen edhe linjat rezervë”.

Me të gjitha votat për u aprovua.

Lexo më shumë:

Të ngjashme