“Monego” kërkon kthimin e licencës, kërcënon me arbitrazh

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 13:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aksionari i institucionit jobankar “Monego”, së bashku me avokatin e kompanisë në Kosovë, Arianit Koci, kanë mbajtur konferencë për medie në lidhje me revokimin e licencës nga Banka Qendrore e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Avokati Arianit Koci tha se kërkojnë nga BQK-ja të shtyhet revokimi i licencës, pasi që konsideron se një veprim i tillë është joligjor, madje edhe skandaloz.

Ai tha se nëse nuk merren masat e menjëhershme për tërheqjen e këtij vendimi rastin do ta dërgojnë edhe në arbitrazh.

“Ky vendim është skandaloz dhe krejtësisht kundër-ligjor dhe dëshpërim total i një investitori të huaj. Ne do të kërkojmë që të shtyhet revokimi i licencës dhe t’i mundësohet të menaxhojë pasurinë e vet. Nëse nuk ec në këtë mënyrë ne kemi edhe opsionin në arbitrazh, sepse jemi të bindur se ky rast është i fituar”, tha Koci.

Koci mendon se vendimi i Bankës Qendrore për revokimin e licencës së Monegos është juridikisht i paqëndrueshëm në shumë nivele.

Aldis Mublejt, aksionar i “Monego”-s, tha se kanë investuar më shumë se 12 milionë euro në Kosovës dhe se qëllimi ka qenë të ndihmohen qytetarët kosovarë.

“‘Monego’ ka ardhur në Kosovë në vitin 2017 dhe misioni ynë ka qenë të ofrojmë financa për ata që kishin nevojë. Çfarë na bënë neve si kompani ndryshe është dallimi i modelit të korporatës dhe të forcojmë pozitën tonë në tregjet financiare dhe ne shërbejmë diku 13 mijë persona në muaj. Kemi investuar më shumë se 12 milionë euro për të themeluar ‘Monego’-n në Kosovë. Ne nuk marrim depozita publike dhe nuk rrezikojmë parat e juaja”, tha ai.

Mublejt tha se kanë plane afatgjate në Kosovë dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Bankën Qendrore.

“Vendimi i likudimit Visar Zeneli për pezullimin e degëve krijon pasiguri të vendeve të punës për 250 punonjës të kompanisë në Kosovë andaj ne i kërkojmë likuiduesit të ketë transparencë të plotë në aktivitetet , ndërsa nga Banka Qendrore kërkojmë të konfirmojë që të gjitha fondet Monego të rikthehen duke filluar me gjërat bazike”, tha Mublejt.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), javën e kaluar, njoftoi se ka revokuar licencat për institucionin mikrofinanciar “Iute Credit” dhe institucionin financiar jobankar “Monego”.

Duke arsyetuar vendimin e Bordit Ekzekutiv të BQK-së, guvernatori Fehmi Mehmeti tha se në kohën kur këto dy institucione kishin aplikuar për licencë në BQK, kishin dorëzuar një plan biznesi nga i cili këto vite ato kanë devijuar vazhdimisht.

Devijimi më shqetësues, sipas Mehmetit, ishin normat e larta të interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi shumëfish më të larta se nga ato që ishin paraparë në planet e biznesit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme