Muaji shtator me shumë risi sportive në platformën Artmotion

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Pas një vere super atraktive, Artmotion ju përgatit një vjeshtë edhe më ekskluzive sportive.

Garat fantastike të ajkës së Moto GP dhe Formula 1, betejat e One Championship vazhdojnë sikurse edhe hendbolli gjerman e  francez, po ashtu futbolli zviceran.

Për këtë muaj, vetëm dhe ekskluzivisht në Artmotion me 17 shtator,  direkt nga Palestra e Rinisë e Sporteve në Prishtinë, Sigal Prishtina në kuadër të kualifikimeve për Basketball Champions League pret Legian e Varshavës.

Menjëherë me 20 shtator, të premtën, ndeshja e kthimit direkt nga Polonia përmes Artmotion tek ju: Varshava – Prishtina

Natyrisht, pas kampionatit tejet interesant të volejbollit evropian për femra, nga 12 deri më 29 shtator na pret edhe një kampionat i jashtëzakonshëm. Këtë herë, ai i meshkujve që organizohet po ashtu në 4 shtete, Francë, Slloveni, Belgjikë e Holandë.

Për fund, dhe më me rëndësi, Kampionati Botëror i Atletikës Doha 2019.

Nga 27 shtator deri më 6 tetor për 10 ditë rresht Artmotion do t’ju sjell beteja e atletëve më të mirë në këtë planet dhe garën për t’i thyer rekordet botërore.

Për 10 ditë rresht do të kënaqeni me “Mbretëreshën e Sporteve” vetëm dhe ekskluzivisht në platformën Artmotion.

Pas një vere super atraktive, Artmotion ju përgatit një vjeshtë edhe më ekskluzive sportive.Garat fantastike të ajkës së #MotoGP dhe #Formula1, betejat e #OneChampionship vazhdojnë sikurse edhe hendbolli gjerman e francez, po ashtu futbolli zviceran, dhe shumë e shumë ngjarje të tjera sportive dhe ekskluzive.#Artmotion #TjetërNivel

Gepostet von Artmotion am Freitag, 6. September 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme