Mustafa viziton bizneset në Prizren, iu premton përkrahje

Prizren | 14 Pri 2017 | 16:31 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa ka vizituar kompaninë “Abi” në Prizren që merret me prodhimet e qumështit, grumbullimin e perimeve dhe produktet higjienike.

Kryeministri Mustafa ka thënë se objektiva kryesore e Qeverisë mbetet që produktet vendëse të jenë konkurrente dhe të kenë lëvizjen e lirë brenda dhe jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Për këtë Mustafa theksoi se kanë bërë edhe ndryshimet në politikat fiskale.

Pronari i kompanisë “Abi”, Irfan Fusha, e ka informuar kryeministrin edhe për projektet e reja që ka kjo kompani për të ardhmen e cila do të punësojë brenda edhe 500 punëtorë.

Aktualisht kjo kompani ka mbi 700 të punësuar dhe eksporton për më vendet Suedi, Zvicër, Itali, Gjermani, Maqedoni, Shqipëri e Belgjikë.

Gjatë ditës kryeministri ka vizituar edhe kompaninë “Hoti” në Prizren e cila merret me prodhimin e mobileve të cilat janë punë dore si dhe kompaninë “Kosova Pack” e cila merret me prodhimin e kartonit dhe ambalazhes prej letre.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme