Në Shirokë të Suharekës punësohen 150 persona

Suharekë | 23 Maj 2017 | 11:48 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fshatin Shirokë të komunës së Suharekës është bërë hapja e fabrikës së mobileve “Te Naseri”. Në këtë fabrikë do të punësohen 150 punëtorë.

Qeveria e Kosovës dje ka ndarë edhe 400 mijë euro për rregullimin e Zonës Industriale, ku është e vendosur kjo fabrikë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, tha se kjo fabrikë është me rëndësi themelore sepse asgjë nuk vlen më shumë sesa një vend pune.

“Fakti se këtu kemi rreth 150 punëtorë në këtë fabrikë, dhe fakti se ashtu siç më tha pronari do të ketë edhe 100 tjerë, është kontributi më i madh që i jepet Kosovës në këtë fazë. Është një koncept i zhvillimit tonë që ne të përkrahim zhvillimin e zonave ekonomike, sidomos pjesën e infrastrukturës, në mënyrë që të kemi koncentrim të bizneseve, t’i lirojmë qytetet nga bizneset pot edhe t’iu sigurojmë infrastrukturë  të domosdoshme bizneseve jashtë zonave urbane, ashtu siç është kjo këtu, dhe mendoj se është një orientim shumë i suksesshëm”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i kësaj fabrike, Naser Gashi, tha se pas një periudhe të shkurtër arritën të ndërtojmë këtë fabrike, e cila do të jetë e dobishme për të gjithë qytetarët.

“Për ne primare do të jetë përmbushja e kërkesave të konsumatorëve”, ka thënë ai.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, e përfaqësues të tjerë institucionalë dhe të biznesit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, u shpreh se kjo zonë industriale po gjallërohet çdo ditë e më tepër.

“Dje kemi marrë edhe një lajm nga Qeveria e Kosovës që ky ambient do të rregullohet edhe më shumë sepse janë ndarë edhe 400 mijë euro për rregullimin e infrastrukturës ne zonën industriale ”, ka thënë Asllanaj.

Motra Johanna Schawb nga Austria tha se e mbaj mend ditën kur kjo familje ka prodhuar mobile në një lokal jo të mirë, por mobile të mira.

“Që në fillim kur erdha këtu fitova miq shumë të mirë e tani dua të ju them diçka juve të rinjve qëndroni në shtëpitë e juaja edhe nëse në perëndim mund të fitoni dhjetë kg ar vendlindjen s’mund ta blini me asgjë dhe ju përgëzoj për gëzimi që keni pas që në këtë lokacion ta ndërtoni qendrën industriale”, ka thënë ajo.

Drejtori Naser Gashi ndau edhe mirënjohje për ata që kanë ndihmuar në hapjen e kësaj fabrike.

Fotot: Ekonomia Online

  

Lexo më shumë:

Të ngjashme