Nestle i dhuron Universitetit të Prishtinës 13 kompjuterë

Prishtinë | 01 Kor 2017 | 14:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania Nestlé ka dhuruar 13 kompjuterë për nevojat e Fakultetit të Edukimit, atij Filologjik dhe Fakultetit ekonomik të Universitetit të e Prishtinës, me qëllim të modernizimit të mësimdhënies në këtë institucion arsimor. Kompjuterët janë dhuruar nga mjetët e mbledhura gjatë fushatës, Nescafe 3në1 – Cent për studentë, në të cilën Nestlé ka ndarë një pjesë të parave nga shitja e produkteve për të ndihmuar të rinjtë dhe për të ofruar mbështetje arsimit – veçanërisht në fushën e njohjes së punës në kompjuter, e cila është i një rëndësie të madhe në tregun e sotëm botëror të punës

“Një nga qëllimet kryesore të afarizmit tonë ka qenë gjithmonë për të mbështetur ata që duan për të pushtuar botën e dije “, ka thënë Ivana Les, menaxhere e kompanisë Nestle Adriatik.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën këtë projekt, dhe u bëri thirrje studentëve që të vazhdojnë të investojnë në njohuritë e tyre dhe aftësitë, si dhe për të punuar në avancimin e shoqërisë në të cilën jetojnë. Ajo ka thënë se po planifikojnë që të vazhdojnë edhe në të ardhmen bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës dhe se me këtë lloj përkrahje të jenë më të përgatitur për tregun kosovar.

Prorektori për zhvillim dhe cilësi në i Universitetin e Prishtinës Hysen Bytyqi tha se këto iniciativa janë të rëndësishme për Universitetin e Prishtinës dhe do ta ndihmojnë në masë të madhe këtë Universitet në rritjen e imazhit të saj dhe cilësisë së mësimit.

Gjatë mësim-nxënies dhe provimit, kafja është treguar si faktor i rëndësishëm i socializmit në mesin e të rinjve, sipas studimit të kryer nga Nestle Adriatik, në mesin e personave të moshës nga 15 deri 25 vjet. U vu re që të rinjtë fillojnë për të pirë kafe me 16 vjet, dhe doli se kafja që shkrihet është lloji i preferuar i kësaj pije te anketuesëve të rinj, të cilit janë përcaktuar në ketë rajon kryesisht për Nescafe.

Nescafe 3 në1 përbëhet nga kafja që shkrihet, proteina qumështi dhe sheqeri. Ajo është ideale për të rinjtë që nuk u pëlqen shija e kafesë por përzierja e njohur i shijes Nescafe Classic e pasuruar me sheqer dhe qumësht. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe kafja ka shije të përkryer për çdo rast dhe moment, sidomos në ditët studentore, dhe më vonë në karrierën profesionale.

Lexo më shumë:

Të ngjashme