Nga 1 qershori kosovarët mund të dalin në kafene e restorante, pronarët e mirëpresin këtë vendim

Prishtinë | 30 Maj 2020 | 14:19 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga një qershori kosovarët mund të dalin në kafene e restorante, por me disa masa, raporton Ekonomia Online.

Fatos Mexhuani, nënkryetar i Shoqatës së Gastronomëve në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se të gjitha përgatitjet janë bërë dhe janë të gatshëm që t’i presin klientët më 1 qershor.

“Po nga 1 qershori fillon masa tre, ku gastronomia hapet komplet, ku lejohen klientët të hyjnë brenda, me disa masa që i kemi krijuar me Ministrinë e Shëndetësisë, pra jemi duke u bërë gati, duke bërë dezinfektim, pastrimin e lokalit dhe trajnimin e stafit për masa të cilat do të jenë që t’i vetëdijesohen klientët sesi do të sillen brenda”, thotë ai.

“Ka kaluar një kohë e gjatë, qytetarët janë vetëdijesuar, po i vërejmë qytetarët nëpër markete e nëpër qytet po i mbajnë maskat dhe distancën, kështu që besoj se nuk do të ketë vështirësi. Kemi filluar të adaptohemi e të jetojmë me virusin sepse ne e dimë se ajo nuk do të zhduket për një kohë por do të bashkëjetojmë me të, të kemi higjienë personale dhe ta ruajmë distancën”, thotë ai.

Përgatitjet e fundit po i bënë edhe Restauranti “Gizi Grill”, ku pronari i saj, Valdet Thaçi thotë se kanë bërë pastrimin e dezinfektimin e lokalit.

“Ne sot siç po e shihni edhe ju ne po i bëjmë përgatitjet e para. Jemi duke bërë pastrimin e lokalit, dezinfektimin, gjitha përgatitjet dhe shpresojmë që më të 1 qershor të fillojmë, edhe pse zyrtarisht ende nuk na ka ardhë vendimi. Po jemi furnizuar me të gjitha, ka pasur normal dëme se disa janë pa afat dhe i kemi hedhur dhe i kemi zëvedendësu me produkte të reja prej fillimit”, tha ai.

E ndihmën nga shteti, e ka mirëpritur, ku thotë se e ka ndihmuar shumë.

“Po kanë marrë punëtorët nga pakoja emergjente fiskale, e cila është prej 170 euro dhe gjysma e qirasë nga pakoja u kompensua nga qiradhënësi”, thotë ai.

Gati për të hënë është edhe kafiteria “Cozy”, e cila ka bërë gati t’i presë klientët e saj. Pronari i saj, Sylejman Limani shpreson që të hasë në mirëkuptim me klientët.

“Po ne jemi bërë gati, e kemi bërë dezinfektimin brenda lokalit dhe jemi furnizuar me dezinfektues për cdo tavolinë që do ta ketë nga një, kamerierët do t’i kenë dorëzat, maskat dhe distanca do të jetë ndërmjet tavolinës do të jetë 1 metër e gjysmë. Ma merr mendja se jemi vetëdijesuar sado pak si klientët dhe kamerierët dhe besoj se do të hasim në mirëkuptim sepse do të jetë në të mirën e dy palëve”, thote ai.

Valon Majanci nga “Creme dela Crem” për EO thotë se do t’i repsektojnë vendimet e IKSHPK-së dhe për të hënën do të jenë të gatshëm.

“Po jemi veç në fazën e fundit, kemi pastruar dhe kemi dezinfektuar lokalin dhe po shpresojmë që të hënën do të bëhemi gati e të fillojmë. Vendimi i fundit është që doreza nuk ka nevojë por maskat, dezinfektuesit, distanca 1 e gjysmë ndërmjet tavolinave dhe jo që të ulën jo më shumë se katër persona në një tavolinë. Orari do të jetë deri në ora 21 sepse pastaj fillon ora policore”, thotë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme