Pacolli vë gurthemelin e fabrikës së kërpudhave në Krajkovë

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 14:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Alenacës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Drenasit, Elmi Thaqi, kanë vendosur gurthemelin e fabrikës për prodhimin e kërpudhave në fshatin Krajkovë.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, i cili ka investuar në ndërtimin e tyre, ka thënë se fabrika për përpunimin e kërpudhave si dhe pika për grumbullimin dhe paketimin e frutave të malit, do të funksionalizohen brenda gjashtë muajsh, ndërsa në to do të punësohen rreth 320 qytetarë.

Lideri i AKR-së, në prani të qytetarëve foli për situatën aktuale ekonomike në vend. Ai tha se Kosovën tashmë e ka kapluar varfëria, papunësia dhe korrupsioni.  “Ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë me dinjitet, gjithmonë duke i respektuar qytetarët.  Ndërtimi i këtyre dy fabrikave është vetëm një nga shumë projekte të tjera të cilat ne i kemi planifikuar dhe do t’i realizojmë shumë shpejtë”, ka thënë Pacolli, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa kryetari i degës së AKR-së në Drenas, Elmi Thaçi, duke e falënderuar presidentin Pacolli për këto investime, tha se AKR-ja do të punojnë pa presione e shantazhe për të mirën e të gjithëve për një jetë me të mirë.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe zyrtarë tjerë të AKR-së si dhe qytetarë të shumtë të cilët kishin ardhur për t’i përshëndetur këto projekte që do të ngrisin nivelin e mirëqenies së qytetarëve të cilët do të punësohen në këto fabrika.

Me këtë rast u bë e ditur se gjithashtu, aty do të ndërtohet edhe qendra grumbulluese e frutave të malit.

pacolli1

pacolli2

qytetare

gurthemeli

fabrika

Lexo më shumë:

Të ngjashme