Piraj: Vaji i palmës, alternativë e yndyrës së derrit

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 10:38 | Nga

Pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, Burim Piraj, ka komentuar çështjen e përdorimit të vajit të palmës në produktet ushqimore.

Këtë problem e ka ngritur Shoqata e Qumështorëve të Kosovës (ShQK), e cila edhe i ka bërë thirrje organet kompetente të marrin masa sa i përket pranisë së vajit të palmës në produktet qumështit.

Mirëpo biznesmeni Piraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se vaji i palmës përdoret në vendet e zhvilluara.

Madje ai ka theksuar se vaji i palmës është alternativë e yndyrës së derrit…

Postimi i tij i plotë:

Disa portale në Evropë shkruajnë kundër “Nutella” e cila e ka marrë një hapësirë të konsideruar të tregut Evropian duke i akuzuar për përdorimin e Vajit të Palmës kinse na qenka “kancerogjen” duke dashur në këtë mënyrë të etiketojnë Nutellën ashtu që të munden edhe të tjerët të shesin krem për lyerje me kakao.

E Kosova e PAMPRESS-it e merr këtë punë aq seriozisht sa që edhe televizione e portale mo qysh e kanë zakon.

Mirëpo Evropa nuk merret me portale. Evropa ka institucione që japin direktiva.

Nuk ka asnjë direktivë të Komisionit Evropian që e ndalon përdorimin e vajit të Palmës. Vetëm kërkohet që në emër të përdorimit të etiketimit ” Vaj bimor ” të shënohet vaji përkatës.

Vaj i palmës përdorët:

Në të gjitha fast food restorantet.

Në furra

Në Ëmbëlsira

Në të gjitha pjekurinat industriale

Në të gjitha ëmbëlsirat industriale

Në të gjithë kremrat për lyerje të tipit “Shllag”

Në kremrat për lyerje të tipit Eurokrem

Në të gjithë llojet e çokollatave

Në prodhime konditoreske

Në patetina ( Chips )

Në djathë dhe kaçkavall

Në Margarinë

Në Instant kafe të tipit 2në1 ose 3 në 1

Në gatim shtëpiak

E shumë e shumë përdorime të tjera.

Vaji i palmës është alternativë e yndyrës së derrit, dhe në të gjitha produktet e lartë përmendura është përdorur yndyra e derrit e përpunuar në të kaluarën dhe pikërisht arsyet shëndetësore e kanë fut në përdorim vajin e palmës.

Afrika dhe Azia janë përdoruesit më të mëdhenj të këtij vaji sepse prodhohet në vetë këto kontinente mirëpo përdorimi i gjerë ka bërë që edhe SHBA-të , Kanadaja dhe Evropa të përdorin në përmasa të konsideruara. Dhe fabrikat e përpunimit të vajit të palmës sot janë kudo në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme