Punëtorët e “Llamkosit” protestojnë sërish para Qeverisë

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 15:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e fabrikës “Llamkos” të Vushtrrisë kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Mes tjerash, ata kërkojnë pagesën e 13 pagave për të cilat kanë punuar.

Më shumë se 1 milion euro llogariten të jenë obligimet e papaguara nga dy kompanitë që blenë fabrikën “Llamkos” nga Vushtrria ndaj punëtorëve të kësaj fabrike.

Protestuesit mbanin pankartat në dorë me mbishkrime “Nuk lejojmë që fabrika të shitet për hekurishte”, “Vendimet i prolongon Dhoma”, “Dhoma e veçantë t’i paguajë 13 pagat tona”.

Ragip Hasani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të “Llamkosit”, theksoi se punëtorët janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe janë detyruar të dalin në protestë për t’i kërkuar pagat. Punëtorët kanë paralajmëruar që së shpejti do t’iu rikthehen protestave dhe grevave para organeve të gjyqësisë.

Ata kanë theksuar se nuk kanë lënë vend pa u ankuar, por askush deri më sot nuk u doli në ndihmë.

Punëtorët e kësaj fabrike gjithashtu, kanë protestuar edhe para Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme dhe para Agjencisë Kosovare të privatizimit (AKP).

llamkos-protesta1 llamkos-protesta2 llamkos-protesta3
llamkos-protesta

Lexo më shumë:

Të ngjashme