Shatri: Marrëveshja me FMN-në dështoi se u nënshkrua për poena politikë

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 13:27 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova do të humbasë 16 milionë euro kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Të premten, më 4 gusht ka përfunduar një marrëveshje ekonomike më këtë Fond, raporton Ekonomia Online.

Përveç kësaj vendit i rrezikohen dhe 75 milionë euro të tjera nga Bashkimi Evropian, përkatësisht fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA).

Humbja e miliona eurove sipas ish-ministrit të Financave, Haki Shatri, po ndodh ngase hyrja në kredi po bëhet pa pasur një plan paraprak për shfrytëzimin e këtyre mjeteve.

Për Ekonomia Online ai tha se institucionet nguten në nënshkrimin e marrëveshjeve me FMN-në vetëm për të fituar poena politik.

Sipas tij, drejtues të institucioneve përgjegjëse nuk kujdesen për obligimet që duhet të zbatohen për përfitimin e fondeve.

“Nguten të deklarohen, në mënyrë që të fitojnë poena politik se po e lidhëm një kontratë e bëjmë një marrëveshje për me tërheq investime të huaja. Nguten dhe lavdërohen dhe duan me marrë njëfarë përfitimi moral se shikoni çka arritëm ne”, tha Shatri.

Sipas Shatrit, kredia me FMN-në është humbur për shkak se obligimet që i kanë institucionet kompetente nuk janë plotësuar.

Ai thotë së FMN nuk jep para për ndihma sociale, por për projekte të caktuara dhe për progres në fusha të ndryshme.

“Nuk janë përgatitur ku me i shfrytëzuar mjetet, kanë bo kontrata kot edhe nuk i kanë plotësuar kushtet të cilat në fillim të marrëveshjes Fondi i ka vu si kushte që vlejnë për krejt institucionet financiare ndërkombëtare për me i ofruar kredi ose ndihma tjera. Ata nuk japin para për ndihma sociale, por për projekte për programe të caktuara dhe për një progres qoftë në qeverisje qoftë në infrastrukturë që të krijohen kushte për zhvillim por jo kot”, shtoi më tutje ish-ministri i Financave, raporton EO.

Kosova kishte arritur marrëveshje ekonomike me FMN-në në vitin 2015, në vlerë prej rreth 185 milionë euro, në kohëzgjatje prej 22 muajsh.

Lexo më shumë:

Të ngjashme