A vuani nga stresi në vendin e punës?

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 20:30 | Nga

Ne të gjithë vuajmë nga stresi në momente të caktuara. Është diçka vjen dhe ikën në kohë të vështira ose mund të vuajmë prej tij në pjesën më të madhe të kohës.

Nëse ju jeni një prej njerëzve të cilët nuk dëshirojnë të çohen dhe të shkojnë në punë, nuk e pëlqeni punën tuaj apo nuk duroni shefin tuaj atëherë kjo do të thotë se po vuani nga vendi i punës dhe nga stresi gjithashtu.

Por mos u shqetësoni se ka shumë mënyra për t`ju ndihmuar të reduktoni stresin apo ta eliminoni fare atë. Gjëja e parë që duhet të bëni është të dini nëse vuani nga stresi apo jo. Këtu janë disa mënyra për ta ditur nëse jeni:

1.I shqetësuar, nervoz, i zemëruar
2. I dëshpëruar
3. Muskuj të tensionuar
4. Probleme me stomakun
5. Të lodhur
6. Përdorini tepër alkool
7. Gjumë i parehatshëm
8. Largim nga shoqëria
9. Emocional

Ushtrimet!
Ndoshta është gjëja e fundit që doni të bëni pas një dite të gjatë dhe stresuese, por ushtrimet janë vërtet një eliminues stresi.

Edhe nëse dilni për 10 minuta shëtitje, shkoni në palestër ose bashkoheni me një skuadër sportive. Shumë shpejt gjaku do të fillojë t`ju pulsojë dhe do të ndiheni më mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme