Biznesi zviceran mbledh 103 milionë dollarë për të themeluar bankën e kriptovalutave

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 09:51 | Nga

Ndërmarrja zvicerane SEBA Crypto AG ka mbledhur 100 milionë franga zvicerane (103 milionë dollarë) për të themeluar një bankë që ofron shërbime të kriptovalutave.

SEBA thuhet se menaxhohet nga ish-bankierët e UBS, Guido Buehler si shef ekzekutiv dhe Andreas Amschwand si kryetar, planifikon të aplikojë për një licencë të tregtimit të letrave me vlerë. Një licencë do t’i lejonte firmës të kryente tregti dhe investime me bankat e tjera dhe investitorët e kualifikuar.

Buehler tha për Reuters, se SEBA synon të bëhet një urë në mes të bankave tradicionale dhe industrisë së kriptovalutave.

“Fillimisht ka për qëllim të sigurojë financimin e korporatave, duke përfshirë konsultimet për Ofertat Fillestare të Monedhave dhe shërbime të tjera dixhitale të lidhura me asetet për klientët e korporatave”, tha Buehler.

Ndërsa, Amschwand, tha se SEBA është duke e krijuar një mjedis për teknologjinë Blockchain.

“Në Zvicër ne kemi angazhim nga autoritetet e ndryshme për të krijuar një mjedis rregullator gjithëpërfshirës për zhvillimin e teknologjisë Blockchain dhe rritjen e qëndrueshme të aseteve të kriptovalutave”, tha Amschëand.

SEBA thuhet se planifikon të zgjerojë operacionet e saj në shpërndarës më të mëdhenj financiarë, duke filluar nga fillimi i vitit 2019. Investitorët që financuan SEBA përfshijnë firma të tilla si BlackRiver Asset Management dhe Capital Summer Summer me seli në Hong Kong, së bashku me pjesët e tjera nga Zvicra, Singapori , Malajzia dhe Kina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme