Biznesmeni shqiptar Samir Mane afër blerjes së Ferronikelit

Prishtinë | 21 Kor 2018 | 22:06 | Nga

Ferronikeli i cili është në pronësi të kompanisë greke “Cunico Resources”, është duke iu shitur kompanisë nga Shqipëria, “Balfin Group”, me pronar biznesmenin më të pasur në Shqipëri, Samir Mane.

Kompania e Manes, e cila mësohet se është në fazën finale të blerjes së ish-gjigantit, aktivitet me biznesin e xehes, ushtron edhe në Shqipëri, më saktësisht në minierën e Bulqizës, ku pushtetin lokal e ka LSI-ja e cila udhëhiqet nga bashkëshortja e presidentit Ilir Meta.

51-vjeçari është miliarderi i parë shqiptar. Ai është president dhe pronar i grupit BALFIN, i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore.

Ndërkaq, ndërmarrja “Ferronikeli” është përballur me krizë ekonomike edhe në vitin 2017.

Prodhimi u ndal me 13 mars pasi rreth 820 punëtorë dhe 250 kontraktorë ndërprenë punën si shkak i mospagesës nga ana e menaxhmentit të kësaj fabrike.

Për ndaljen e prodhimit, menaxhmenti u deklarua se fabrika është duke u përballur me disa vështirësi teknologjike.

Telegrafi mëson se që nga muaji qershor punëtorët e kësaj fabrike nuk i kanë marrë pagat.

Ata thonë se ndjehen shumë të shqetësuar me të ardhmen e tyre, pasi siç thonë ata, shumë punëtorë tanimë kanë kredi nëpër banka në Kosovë dhe ndalja e punës në këtë fabrikë, po iu krijon probleme financiare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme