Biznesmenit Kelmendi s’i pëlqejnë masat drastike të Qeverisë, kërkon të hiqet taksa 100%

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i mbyllur të gjitha dyqanet përveç dyqanet ushqimore dhe barnatoret, ka reaguar biznesmeni i njohur dhe ish-deputeti, Ramiz Kelmendi.

Me anë të një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se Qeveria duhet të heqë taksën 100% se edhe në këto raste Kosova ka nevojë për ndihmë të miqve dhe SHBA-së.

Në postimin e tij, ai ka thënë se vendimet e Qeverisë dhe thirrjet e saj që nuk ka vend për panik nuk janë vendime të cilat ftojnë qytetarët të besojnë së çdo gjë është nën kontroll.

“Kjo i bënë qytetarët të ndjehen më rehat, por pastaj të njëjtit sjellin vendime të domosdoshme të prera kokë më vete, dhe mund të sjellin vendime për izolim fshati, qyteze, qyteti dhe ndoshta tërë Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Statusi i plotë i Ramiz Kelmendit:

Vendimet e Qeverisë dhe thirrjet e saj që nuk ka vend për panik nuk janë vendime të cilat ftojnë qytetarët të besojnë së çdo gjë është nën kontroll!

Kjo i bënë qytetarët të ndjehen më rehat, por pastaj të njejtit sjellin vendime të domosdoshme të prera kokë më vete, dhe mund të sjellin vendime për izolim fshati, qyteze, qyteti dhe ndoshta tërë Kosovës.

Nga përvoja ime jetësore, politike e qytetare mendojë se qytetarët urgjentisht kanë nevojë nga Institucionet, që perveç këshillave parandaluese që ishin të shumta, të këshillohen tashmë se si duhet pajisur me artikuj themelorë, ushqime për fëmijët, të moshuarit dhe të tjerët.

Të informohen qytetarët se cilat vendime të Qeverisë për koronavirusin janë të duhura-urgjente dhe të domosdoshme, por duhet edhe të plotësohen me këshilla shtesë.

  1. Këshillat dhe udhëzimet shëndetësore kanë qenë të bollshme.
  2. Vendimet e qeverisë sillen në raport me kërkesat e IKSHPK, për izolim fshati. Qytetëze, Qyteti por edhe të tërë Kosovës.
  3. Qeveria duhet të japë udhëzime si të mbijetohet si i izoluar, me çka do ushqehen fëmijët, pleqtë dhe tërë familja (mos bëni panik, nuk ka vend per panik) me këto fjalë nuk mjaftohen kurrë të izolohet familja.
  4. Të caktohen telefonat pa pagesë për thirrje për nevoja ushqimore dhe nevoja tjera.
  5. Duhet që tani të udhëzohen pa panic, por me kujdesë se cilët artikuj janë të domosdoshëm, të sigurtë për përdorim, cilët artikujë mundë të perforen në raste të mungesës së energjisë elektrike.
  6. Si do pergatisin ushqime, bukë, zierje në objekte banimi pa rrymë elektrike.
  7. Andaj, këto udhëzime janë më se të nevojshme të dëgjohen edhe nga vendimi Qeveritarë apo çfarëdo institucioni i shtetit.
  8. Pandemia e koronovirusit është një armik me të cilin nuk janë ballafaquar asnjë nga ekspertët mjekësorë, përveç në libra dhe rrjete sociale tani së voni.
  9. Qeveria ka obligim të informoi, sygjerojë, mbrojë, shërojë dhe furnizojë me çdo gjë të nevojshme njerëzore.
  10. Hiqeni tasksën 100% se edhe në këto raste kemi nevojë të ndihmës së miqve dhe SHBA-së.

Me respekt;
Ramiz Kelmendi

Të ngjashme